Nxënësit e shkollës “Xheladin Rekaliu” vizitojnë Muzeun Etnografik të Odes së Llapit
Nxënësit e shkollës fillore “Xheladin Rekaliu” patën mundësinë të vizitojnë Muzeun Etnografik të Odes së Llapit, ku u njohën me vlerat e trashëgimisë kulturore kombëtare shqiptare. Ky muze po luan një rol të rëndësishëm në edukimin e të rinjve të krahinës së Llapit dhe më gjerë, duke u bërë një pikë referimi për ruajtjen dhe promovimin e kulturës tradicionale. Puna dhe suksesi i këtij muzeu mbështetet në përkushtimin vullnetar të studentes së antropologjisë Arenisa Gubetini dhe gjyshit të saj, të cilët po kontribuojnë në mënyrë të jashtëzakonshme në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.