Katër nxënës të një shkolle në Obiliq kanë pësuar lëndime trupore pasi që janë rrahur mes vete. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës nxënësit u rrahen për shkak të një mosmarrëveshjeje.
Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media