https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Oda e Avokatëve të Kosovës ngre shqetësim për pajisje incizimi në objektet e Policisë

Oda e Avokatëve të Kosovës ngre shqetësim për pajisje incizimi në objektet e Policisë

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) ka bërë të ditur se gjatë vizitave të kryera në disa objekte të Policisë së Kosovës, Kryetari i OAK-së Besnik R. Berisha dhe Nënkryetari Naim Rudari kanë hasur pajisje që ngjasojnë me kamera artizanale në hapësirat ku mbahen intervistat dhe konsultat konfidenciale mes avokatëve dhe palëve.

Sipas OAK-së, prania e këtyre pajisjeve përbën rrezik të drejtpërdrejtë për standardet e konfidencialitetit dhe të drejtave procedurale, që janë parimore për ushtrimin e profesionit të avokatit. Menjëherë pas konstatimit, Oda ka kërkuar sqarim zyrtar nga Policia e Kosovës.

Në përgjigjen e saj, Policia ka njoftuar se pajisjet:

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
  1. Janë instaluar rreth tre vite më parë si pjesë e një projekti zyrtar për sistemet audio/video në dhomat e intervistimit;
  2. Nuk përfaqësojnë pajisje të fshehta apo ilegale dhe nuk menaxhohen nga stafi hetues;
  3. Nuk janë funksionalizuar dhe nuk kanë gjeneruar asnjë incizim;
  4. Janë vendosur në kuadër të një projekti të koordinuar me institucionet kompetente.

Megjithatë, sipas OAK-së, fakti që pajisjet ngjasojnë me kamera të improvizuara, nuk kanë shenja identifikuese dhe nuk janë të sinjalizuara teknikisht, krijon pasiguri të justifikuar te avokatët dhe cenon standardet e konfidencialitetit të garantuara me ligj.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Për këtë arsye, Oda u bën thirrje të gjithë avokatëve të jenë vigjilentë dhe të shmangin zhvillimin e konsultave konfidenciale në hapësira ku ekziston dyshim për sigurinë teknike apo privatësinë e bisedës, pavarësisht sqarimeve të Policisë.

Oda e Avokatëve të Kosovës rithekson përkushtimin e saj për mbrojtjen e standardeve profesionale, të drejtave procedurale të palëve dhe garantimin e kushteve të sigurta e të pandikuara të konfidencialitetit në të gjitha objektet ku zhvillohen intervistime.

Poste të ngjashme

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pas pak

05/03/2026, 19:51

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda është shprehur se pas pak pritet të thirret seanca e Kuvendit të Kosovës, në lidhje...

Tragjedi: Vdes Enes Beka, sot do të nisej për tretman në Turqi

Tragjedi: Vdes Enes Beka, sot do të nisej për tretman në Turqi

05/03/2026, 9:38

Është ndarë nga jeta Enes Beka, 29-vjeçari nga Vushtrria për të cilin kërkohej ndihmë monetare për shërim jashtë vendit. Enesi...

Dronët turq në Kosovë, Osmani-Vuçiqit: S’mund ta kërcënosh Turqinë si fqinjët tuaj

Osmani sot deklarohet për ofertën e VV-së për vota në garën për presidente

05/03/2026, 9:19

Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj, në një bisedë mbrëmë për “Edicioni Special” në Klan Kosova, ka thënë se...

I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

Hajnat futen në një shtëpi, vjedhin para dhe ari

05/03/2026, 9:10

Persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e një burri në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan. Sipas raportit policor, nga...

Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës

04/03/2026, 19:46

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë mbahet me rastin e shënimit...

Lajmi i fundit

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pas pak

05/03/2026, 19:51
Tragjedi: Vdes Enes Beka, sot do të nisej për tretman në Turqi

Tragjedi: Vdes Enes Beka, sot do të nisej për tretman në Turqi

05/03/2026, 9:38
Dronët turq në Kosovë, Osmani-Vuçiqit: S’mund ta kërcënosh Turqinë si fqinjët tuaj

Osmani sot deklarohet për ofertën e VV-së për vota në garën për presidente

05/03/2026, 9:19
I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

Hajnat futen në një shtëpi, vjedhin para dhe ari

05/03/2026, 9:10
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv