https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor më 22 janar të këtij viti, me qëllim të verifikimit identifikimit, dhe sekuestrimit të provave relevante, në kuadër të një hetimi të përbashkët dhe të koordinuar nga EUROPOL-i dhe Prokuroria Distriktuale e Republikës së Katanias.

Sipas njoftimit, urdhër kontrolli në Kosovë është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë audiovizive, që kanë çuar në shpëlarjen e parave dhe përfitimeve financiare të kundërligjshme, në disa shtete të ndryshme të botës, përfshirë edhe në Kosovë.

Gjatë hetimeve të zhvilluara ka rezultuar se në mesin e të dyshuarëve të këtij grupi kriminal është edhe një shtetas i Kosovës, me inicalet P.B.

Me urdhër të PSRK-së, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë kryer bastisje në dy (2) lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Zaplluxhë të Komunës së Dragashit, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

“Cenim i të drejtave të autorit”, nga neni 290 i KPRK-së;
“Shpëlarja e parave”, nga neni 302 i KPRK-së;

Operacioni, i zhvilluar njëkohësisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, dhe Rumani, ka mundësuar eliminimin e një infrastrukture informatike, e cila shërbente në mënyrë të paligjshme për miliona përdorues, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përmes një sistemi të sofistikuar informatik – IPTV. Ndërsa, në hetim kanë bashkëpunuar edhe Kandaja, India, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara.

Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër krimit financiar dhe atij ekonomonik./Arbresh.info

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një person vetëvritet në dalje të autostradës nga Prishtina

28/01/2026, 17:00

Një person dyshohet se është vetëvrarë në Prishtinë, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Gazeta Sinjali merr vesh se rasti ka ndodh...

Arrestohen dy persona për grabitje në Novosellë të Pejës, prokurori i liron pas intervistimit

Aksion në Malishevë për dyshime mbi falsifikim të rezultateve zgjedhore

28/01/2026, 9:34

Një aksion ka nisur mëngjesin e sotëm edhe në Malishevë, në kuadër të hetimeve për dyshime serioze rreth manipulimit të...

Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë

Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë

28/01/2026, 8:32

Një rast tejet i rëndë që trondit opinionin publik është raportuar në Gjilan, ku një nxënëse e mitur ka denoncuar...

Vdes në aksident trafiku i riu shqiptar

Vdes në aksident trafiku i riu shqiptar

28/01/2026, 8:06

Personi në foto është i riu shqiptar, Vasil Pilo i cili humbi jetën këtë të martë me 6 tifozë të...

Djegia e Kuranit në Gjakovë, reagon Tërnava: Akt vandal dhe kriminal – i kryer me porosi

Djegia e Kuranit në Gjakovë, reagon Tërnava: Akt vandal dhe kriminal – i kryer me porosi

27/01/2026, 20:39

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar i tronditur për rastin e djegies së Kuranit në Çabrat të Gjakovës, akt...

Lajmi i fundit

Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

28/01/2026, 17:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një person vetëvritet në dalje të autostradës nga Prishtina

28/01/2026, 17:00
Arrestohen dy persona për grabitje në Novosellë të Pejës, prokurori i liron pas intervistimit

Aksion në Malishevë për dyshime mbi falsifikim të rezultateve zgjedhore

28/01/2026, 9:34
Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë

Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë

28/01/2026, 8:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv