https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Opozita e ka në mendje rrëzimin e Qeverisë Kurti, por sa janë të bashkërenduar në këtë qëllim?

Opozita e ka në mendje rrëzimin e Qeverisë Kurti, por sa janë të bashkërenduar në këtë qëllim?

Ka kohë që partitë opozitare kërkojnë rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit, por deri tash nuk kanë marrë bashkarisht asnjë veprim.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Më i zëshmi në çështjen e rrëzimit të Albin Kurtit ka dalë të jetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ka kohë që në secilën paraqitje apo shkrim në Facebook, ai e kërkon me çdo kusht rrëzimin e kabinetit të udhëhequr nga i pari i VV-së.

Kështu veproi edhe një ditë pasi dështuan bisedimet në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Situata e krijuar pas dështimit në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij”.

“Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli. Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë”, tha Haradinaj.

Nëse kjo nuk ndodh, Haradinaj thotë se kjo mbetet përgjegjësi “e në të tjerëve”.

“Në rast të mungesës së reflektimit të Kurtit, mbetet përgjegjësi e ne të tjerëve, të bashkohemi e të veprojmë urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje, duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit”, tha ai.

Por, sa janë të bashkërenduara partitë opozitare?

Zyra për media e AAK-së, në një deklaratë ka thënë se opozita ka vazhdimisht komunikim ne mes vete

“Opozita ka vazhdimisht komunikim ne mes vete dhe bashkërendim të veprimeve, në frymen e bashkëpunimit dhe koordinimit për temat me rëndësi, sikurse kjo e mocionit te mosbesimit ndaj qeverisë”, thuhet në përgjigjen e AAK-së.

Sipas AAK-së është mëse i nevojshëm të procesohet mocioni i votëbesimit.

ADVERTISEMENT

“Ështe më se e nevojshme të procesohet mocioni i votëbesimit në mënyre që të jepet hapësira për zgjedhje dhe të lirohet ngulfatja kolektive qe e shkaktoi ky Kryeministër mashtrues e i papërgjegjshëm”.

“Kurti tash deshiron t’i provokojë zgjedhjet duke e luajtur rolin e viktimes, por zgjedhjet s’ka nevoje t’i provokoje sepse ne jemi gati per ta rrezuar me voten e popullit”.

Sipas AAK-së, “populli e ka kuptuar që në qeverisjen e brendshme ka ndjellë korrupsion me Nagipin, Martinin e Ridin dhe ka dështuar t’i përmbush pothuajshe të gjitha premtimet për të cilat edhe ka marrë besimin për të udhehequr”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ne e mbajmë për fjale ne zhdukjen e opozites, andaj edhe e ftojmë të matemi në zgjedhje. Politika e Kosovës ka vetëm një konstante, popullin që don dhe din të bëj ndryshimin”, thuhet në reagimin e AAK-së për Gazetën Sinjali.

Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, që një kohë po e kërkon dorëheqjen e Kurtit, duke i kërkuar të matet në zgjedhje të reja parlamentare.

“Këtë vit unë besoj se duhet të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. A është dhjetori a është tetori, është relevante, sa më herët është më mirë. Unë besoj që s’duhet me u frikësu prej zgjedhjeve”.

“Nëse Qeveria, nëse kryeministri Kurti beson që ka bo punë të mirë, beson që ka mbështetje, hajde dalim në zgjedhje dhe shikoje a po të besojnë njerëzit njëjtë. Nuk janë më me rëndësi sondazhet. Ato janë irelevante, sondazhi i vetëm që vlen sot është kutia e votimit, qytetari i Kosovës”, tha ai.

Dorëheqjen e ka kërkuar edhe partia e Lumir Abdixhikut, Lidhja Demokratike e Kosovës, por deri tash kjo kërkesë e partive opozitare nuk ka ngjarë asgjë në praktikë.

Post Views: 378

Poste të ngjashme

Hyseni: Llapashtica e vendosur për t’i ndëshkuar politikisht ata që injoruan kërkesat e tyre

Hyseni: Llapashtica e vendosur për t’i ndëshkuar politikisht ata që injoruan kërkesat e tyre

21/09/2025, 22:01

Kryetari i LDK-së në Podujevë, njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni gjatë ditës së sotme është pritur...

Podujevë: Policia shkatërron plantacion të madh të kanabisit në fshatin Dumnicë

Podujevë: Policia shkatërron plantacion të madh të kanabisit në fshatin Dumnicë

21/09/2025, 21:10

Podujevë: Policia shkatërron plantacion të madh të kanabisit në fshatin Dumnicë, arrestohen katër persona Podujevë, 21 shtator 2025 – Policia...

51 aksidente fatale nga janari deri në korrik, 58 viktima

Aksident në Gjakovë, një person humb jetën pasi përfundon me veturë në një restorant

21/09/2025, 12:42

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Vesli Klark” në Gjakovë, ku një drejtues...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

21/09/2025, 12:30

Nëntoger Enis Cikaqi ka përfunduar me sukses kursin "Air Defense Artillery Basic Officer Leader Course (ADA BOLC)" në Fort Sill,...

Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

13-vjeçarja raportohet e zhdukur, Policia nis hetimet

21/09/2025, 12:23

Një vajzë e mitur, 13 vjeçare, është raportuar si person i zhdukur mbrëmjen e së shtunës në Fushë Kosovë. Rreth...

Lajmi i fundit

Hyseni: Llapashtica e vendosur për t’i ndëshkuar politikisht ata që injoruan kërkesat e tyre

Hyseni: Llapashtica e vendosur për t’i ndëshkuar politikisht ata që injoruan kërkesat e tyre

21/09/2025, 22:01
Podujevë: Policia shkatërron plantacion të madh të kanabisit në fshatin Dumnicë

Podujevë: Policia shkatërron plantacion të madh të kanabisit në fshatin Dumnicë

21/09/2025, 21:10
51 aksidente fatale nga janari deri në korrik, 58 viktima

Aksident në Gjakovë, një person humb jetën pasi përfundon me veturë në një restorant

21/09/2025, 12:42
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

21/09/2025, 12:30
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv