https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Opozita në Mal të Zi kritikon votimin kundër Kosovës në KiE të deputetes pro-ruse dhe pro-serbe

Opozita në Mal të Zi kritikon votimin kundër Kosovës në KiE të deputetes pro-ruse dhe pro-serbe
Share on FacebookShare on Twitter

Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit për Politikën dhe Demokracinë, shkaktoi reagime të ashpra tek opozita në Malin e Zi.

Deputeti i Partisë Social demokrate në opozitë, Millosh Gjuriçkoviq, tha se vota kundër Kosovës do të dëmtojë para ndërkombëtarëve reputacionin dhe politikën e jashtme të Malit të Zi.

“Vota e kryetares së delegacionit malazez Maja Vukiçeviq, e cila është përfaqësuese e partisë pro-ruse dhe pro-serbe, kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës mund të mbrohet me tezën se veprimi i çdo deputeti është i pavarur, por nuk mund të mbrohet nga fakti se një votim i tillë do të dëmtojë para ndërkombëtarëve reputacionin dhe politikën e jashtme të Malit të Zi”, tha deputeti i Partisë Social demokrate në opozitë, Milosh Gjuriçkoviq.

Ai tha se një qëndrim i tillë shkakton shqetësim sepse vjen nga deputetja Vukiçeviq, e cila përfaqëson partinë e shumicës parlamentare dhe sipas paralajmërimeve, së shpejti do të jetë pjesë e qeverisë.

Deputeti i opozitës Gjuriçkoviq, vuri në dukje se votimi kundër i deputetes Vukiçeviq, si dhe veprimet e kryetarit të parlamentit, Andrija Mandiq, dërgojnë mesazhin se Mali i Zi nuk është partner i besueshëm dhe se politika e jashtme e Malit të Zi nuk është më në përputhje me politikën e jashtme të BE-së.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Edhe Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjikanoviq ka reaguar ndaj votimit kundër të deputetes malazeze në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

ADVERTISEMENT

Përfaqësuesi i kësaj partie Milosh Nikoliq tha në platformën X tha se Ministria e Jashtme duhet të sqarojë qëndrimin e saj.

“A i mbështet qeveria këto pikëpamje dhe a ka Mali i Zi një politikë të jashtme të bashkuar?”, thuhet në postimin e tij.

Poste të ngjashme

Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

06/04/2026, 11:34

Po vazhdon takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, i cili ka nisur në orën 11:00 dhe tashmë ka...

​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Haradinaj përkujton 27-vjetorin e rënies së Sadri Zenelit dhe bashkëluftëtarëve në Jabllanicë

06/04/2026, 11:24

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies së Sadri Zenelit dhe bashkëluftëtarëve të...

Abdixhiku duke hyrë në Kuvend: Të shohim tash, pas takimit deklarohemi

Abdixhiku duke hyrë në Kuvend: Të shohim tash, pas takimit deklarohemi

06/04/2026, 11:17

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritu në Kuvend për t’u takuar me kryeministrin e vendit, Albin...

Kurti arrin në Kuvend, do të takohet me kreun e LDK-së

Kurti arrin në Kuvend, do të takohet me kreun e LDK-së

06/04/2026, 11:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Kuvend. Kurti do ta pres në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun....

Rozeta Hajdari u dënua me 700 euro gjobë, Mustafa: Qysh ke ajo “me hajna nuk ka shtet”?

Mustafa: Mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet qaq ma shumë po të votojnë

06/04/2026, 11:07

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa ka kritikuar Qeverinë për mosuljen e akcizës dhe TVSh-së për derivatet, ndonëse...

Lajmi i fundit

Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

06/04/2026, 11:34
​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Haradinaj përkujton 27-vjetorin e rënies së Sadri Zenelit dhe bashkëluftëtarëve në Jabllanicë

06/04/2026, 11:24
Abdixhiku duke hyrë në Kuvend: Të shohim tash, pas takimit deklarohemi

Abdixhiku duke hyrë në Kuvend: Të shohim tash, pas takimit deklarohemi

06/04/2026, 11:17
Kurti arrin në Kuvend, do të takohet me kreun e LDK-së

Kurti arrin në Kuvend, do të takohet me kreun e LDK-së

06/04/2026, 11:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv