https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Opozita nuk pranon të diskutojë për dialogun në mungesë të Kurtit

Opozita nuk pranon të diskutojë për dialogun në mungesë të Kurtit

Partitë opozitare kanë kërkuar që të shtyhet seanca plenare e së enjtes në të cilën do të diskutohej për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Shkak për këtë është mos prania e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Kuvend, i cili sipas shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, aktualisht ndodhet në një takim.

Nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur shefi i Grupit Parlamentar Abelard Tahiri, i cili është shprehur se në mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, seanca e thirrur për sot nuk ka kuptim, pasi do të diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne do të duhej të fillonim seancën para 45 minutave, tashmë nuk është prezent kryeministri dhe një debat i tillë që ne si opozitë e kemi ftuar pikërisht që të debatojmë me kryeministrin e Republikës pikërisht për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka kuptim që të vazhdojmë pa prezencën e kryeministrit sepse i bie të flasim vetë me vete. Ne do të vazhdojmë këtë seancë në momentin kur edhe do të dakordohemi që të jetë edhe kryeministri prezentë, sepse nuk ka kuptim të vazhdojmë. Nëse kryeministri mund të jetë aty pas 15 minutave mund të presim, nëse jo po e ndërprejmë dhe e vazhdojmë kur të kemi kushtet dhe dakordohemi edhe me grupet tjera dhe mazhorancën”, ka thënë Tahiri.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndërkaq, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka folur shefi i Grupit Parlamentar Arben Gashi, që njashtu ka ndarë mendimin e njëjtë që “debati dhe diskutimi në Kuvend për dialogun nuk ka kuptim nëse kryeministri nuk është aty”.

Ai ka ironizuar me kryeministrin duke thënë se nëse nuk ndihet mirë, mund të presin.

“Nuk ka kuptim që të mbahet debati pa prezencën e kryeministrit. Ky debat dhe diskutimet duhet të bëhen me kryeministrin, nëse ai ka një arsye pse nuk është duhet të tregojë, nëse nuk ndihet mirë mund ta presim derisa t’i kalojë dhe pastaj vazhdojmë”, ka thënë Gashi në Kuvend.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në anën tjetër nga AAK ka shprehur mendim të njëjtë edhe shefi i GP të kësaj partie Besnik Tahiri.

“Edhe ne e ndajmë të njëjtin mendim, mendojmë që seanca nuk ka kuptim pa kryeministrin”, u shpreh Tahiri.

Nga Lëvizja Vetëvendosje për gjithë këtë situatë ka folur shefja e GP të kësaj partie, Mimoza Kusari- Lila e cila ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk mund të jetë prezent sepse është në një takim.

ADVERTISEMENT

Ndërsa, ka theksuar se diskutimi mund të vazhdojë me përfaqësuesit e tjerë të LVV-së.

“Kjo seancë është ftu nga opozita, ne e kemi mbështetë kërkesën e tyre. Sipas informatës nga zyra e kryeministrit ai është aktualisht në një takim por që prezencën e tij e ka ofruar zëvendës kryeminsitri që është përgjegjës për dialogun, për të cilin GP mund të deklarojnë, është seancë që këta e kanë ftu dhe sipas kërkesës së tyre ne jemi këtu për të debatuar për këtë çështje dhe vazhdojmë të mbesim të një qëndrimi të tillë”, ka deklaruar Kusari Lila.

Ndryshe, kjo seancë ishte thirrur nga partitë opozitare për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Poste të ngjashme

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3” në raport me emrat që i...

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42

Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar  në...

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57

Gëzim Plakolli, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të...

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Lajmi i fundit

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08
Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42
Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57
Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv