https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Organizatat mjedisore kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa edhe në anën greke

Organizatat mjedisore kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa edhe në anën greke

Të gjithë prindërit duan të kenë fëmijë të mrekullueshëm, duan që ata të jenë të sjellshëm si fëmijë dhe të jenë njerëz të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë si të rritur. Pavarësisht kësaj, ata shpesh bëjnë shumë më tepër përpjekje për të planifikuar atë të nesërme, në vend që të hedhin themelet e duhura në të tashmen. Disa prindër mendojnë se kur fëmijët e tyre janë të vegjël, ata thjesht duhet të binden dhe se rritja e një fëmije ka të bëjë vetëm me këtë.

Rezultati i këtij qëndrimi është prania gjithnjë në rritje e fëmijëve transgresivë dhe të rriturve të pakënaqur. Kur rritni një fëmijë, por nuk keni kritere të forta, logjike dhe të qëndrueshme, gjasat që ai të shfaqë sjellje rebele dhe/ose hermetike rriten. Ndoshta do të jenë kapriçiozë, ndoshta do të jenë autoritarë, por, në të gjitha rastet, do të jenë fëmijë të paqëndrueshëm. Ata nuk janë në gjendje të krijojnë një lidhje emocionale dhe intime me prindërit e tyre, por jetojnë një luftë të heshtur ose të hapur me ta.

Disa organizata mjedisore greke në nivel kombëtar dhe vendor po mbështesin një fushatë për shtrirjen e kufijve të Parkut Kombëtar të Pindosit Verior drejt kufirit me Shqipërinë për të siguruar një mbrojtje ndërkufitare për lumin Vjosa.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Vjosa buron nga vargmali i Pindos në Greqi dhe pasi përshkon 70 km në anë greke hyn në Shqipëri dhe pas 192 km derdhet në detin Adriatik. Me përjashtim të një dige në rrjedhën e sipërme në burimet e lumit, të quajtur ‘Piges’, lumi Vjosa rrjedh lirshëm për mbi 270 kilometra, duke valëzuar nëpër kanione mahnitëse në të dy anët e kufirit dhe duke gjarpëruar në rrugën drejt detit në territorin shqiptar.

Instituti Mesdhetar për Natyrën dhe Njeriun në Greqi , organizata “”Pindos Environment” dhe organizata të tjera vendore greke janë fokusuar në zonën ndëkufitare Grammoz – Konicë – Pogon, me synimin përfundimtar bashkimin e zonës kombëtare të Pindosit Verior me Parkun Kombëtar të Vjosës, i saposhpallur nga qeveria shqiptare.

ADVERTISEMENT

Sipas organizatave edhe në anë greke lumi Vjosa, në rreth 70 kilometrat e tij kërcënohet nga ndërtimi i afërt i dhjetëra hidrocentraleve të vegjël, të cilët, nëse zbatohen, do të minonin përpjekjet e më shumë se një dekade për të krijuar parkun e parë Kombëtar Ndërkufitar të lumit të egër në Evropë.

Organizatat mejdisore greke theksojnë faktin se Plani i ri Kombëtar grek i Energjisë dhe Klimës i nënshkruar në vitin 2019, parashikon një rritje prej 15% të kapacitetit të instaluar të hidrocentraleve deri në vitin 2030 dhe një nga fushat ku është shprehur interesi i madh për instalimin e hidrocentraleve është pellgu i lumit Vjosa. Ky pellg përbëhet nga një kompleks lumenjsh, degësh dhe përrenjsh që mbeten pothuajse të paprekur deri më sot.

Organizatat kanë paraqitur propozimet në konsultimin publik që pritet të përmbyllet ne fund të prillit duke kërkuar ndalimin të gjithë veprave hidroenergjitike në të gjithë pellgun e lumit Vjosa (duke përfshirë lumenjtë kryesorë, degët dhe përrenjtë).

“Nëse këto vepra materializohen,vlerësojnë organizatat, ato do ta transformojnë zonën në një zinxhir liqenesh artificiale, duke ndërprerë çdo rrjedhë natyrore të lumit dhe nëndegëve dhe duke penguar në këtë mënyrë proceset thelbësore ekologjike, duke ndikuar negativisht si në biodiversitetin ashtu edhe në jetën e komuniteteve”.

Ndërhyrja më e madhe në në burimet e Vjosës në anë greke u bë në fund të viteve 80-të me një dige të madhe hidroelektrike ku uji nga liqeni artificial devijohet në ujëmbledhësin e Arachthos, me ndikime në rrjedhën, hidromorfologjinë dhe ekosistemet e Vjosës

Në vitin 1989 Planet për “shfrytëzimin” e potencialit ujor të zonës përfshinin ndërtimin e një dige dhe një rezervuari uji në zemrën e Parkut Kombëtar të Pindosit Verior. Shoqata për Mbrojtjen e Natyrës Kontinentale e apeloi në Këshillin e Evropës dhe në 1990 në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe pas reagimeve të forta nga organizatat mjedisore dhe Komisioni Evropian i Mjedisit, i cili referoi Greqinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, projekti u rrëzua.

Por, çështja e digave në lumin Vjosa në anën greke rikthehet në plan të parë nga viti 2000 e në vazhdim.

Në vitin 2009, një plan iu dorëzua Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike dhe Punëve Publike për të devijuar sasi shtesë uji nga lumi drejt pellgjeve ujëmbledhëse fqinje dhe në veçanti liqenit , në qytetin e Janinës. Plani parashikonte gjithashtu ndërtimin e stacioneve hidroelektrike përgjatë kanalit të devijimit.

Njoftimi i planit shkaktoi një reagim nga komunitetet lokale dhe organizatat mjedisore dhe në vitin 2010 ministrja e atëhershme e Mjedisit e hodhi poshtë planin. Nismëtarët e projektit u tërhoqën duke marrë parasysh edhe vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për një çështje të ngjashme.

Megjithatë, lufta e organizatave mjedisore greke nuk u ndalua që nga momenti që projekti i devijimit të nje sasie te ujrave te Vjosës ne Liqenin e Janines u përfshi në Planin e parë të Menaxhimit të Baseneve Lumore të departamentit të ujërave të Epirit, në vitin 2013.

Edhe Plani i Entit Rregullator grek të Energjisë përfshin tre projekte të mëdha hidroelektrike me krijimin e rezervuarëve në pellgun ujëmbledhës te Vjoses , si dhe 293 projekte të vogla hidroelektrike./VOA

Post Views: 219

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet, dy të vdekur në Zajm të Klinës

23/09/2025, 6:48

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Zajm të...

Ikona e filmit Enver Petrovci varroset nesër në Prishtinë

Ikona e filmit Enver Petrovci varroset nesër në Prishtinë

22/09/2025, 20:14

Sot në moshën 71 vjeçare ka vdekur aktori i njohur, Enver Petrovci. Ceremonia e varrimit të tij do të mbahet...

Arian Mavriqi hap ekspozitën e tij në Galerinë e Qytetit në Podujevë

Arian Mavriqi hap ekspozitën e tij në Galerinë e Qytetit në Podujevë

22/09/2025, 17:41

Sonte, në Galerinë e Qytetit në Podujevë, artisti Arian Mavriqi hapi ekspozitën e tij më të re, duke paraqitur para...

Murati: Ky dimër ka qenë ndër më të lirët sa i përket kostos së energjisë

Kosova e para në Evropë për siguri, sipas Gallup, Murati: Lajm që duhet të gëzojë edhe opozitën

22/09/2025, 16:25

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas publikimit të raportit më të fundit të institutit Gallup, ku...

Sulmi ndaj policëve në Viti, reagon Sindikata e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës pjesë e Konferencës së DEA-s në ShBA

22/09/2025, 16:11

Policia e Kosovës ka marrë pjesë në Konferencën e 39-të Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave (IDEC), të mbajtur...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet, dy të vdekur në Zajm të Klinës

23/09/2025, 6:48
Ikona e filmit Enver Petrovci varroset nesër në Prishtinë

Ikona e filmit Enver Petrovci varroset nesër në Prishtinë

22/09/2025, 20:14
Arian Mavriqi hap ekspozitën e tij në Galerinë e Qytetit në Podujevë

Arian Mavriqi hap ekspozitën e tij në Galerinë e Qytetit në Podujevë

22/09/2025, 17:41
Murati: Ky dimër ka qenë ndër më të lirët sa i përket kostos së energjisë

Kosova e para në Evropë për siguri, sipas Gallup, Murati: Lajm që duhet të gëzojë edhe opozitën

22/09/2025, 16:25
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv