Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Bullgari, me ftesë të homologut të saj Rumen Radev.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka kërkuar mbështetjen bullgare për Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe e më pas në NATO, sikurse edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Aty thuhet edhe se Bullgaria është shprehur e gatshme ta mbështesë Kosovën në përballje me krizën energjetike dhe “të dy palët janë pajtuar që të gjinden modalitetet për bashkëpunim dhe mbështetje nga një grup i përbashkët ndërministror i të dy shteteve”.
Osmani ka folur me presidentin bullgar edhe për gjendjen në veri.