https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Osmani dekoron familjen Jashari: Shteti i Kosovës s’e harron sakrificën më sublime të historisë sonë moderne

Osmani dekoron familjen Jashari: Shteti i Kosovës s’e harron sakrificën më sublime të historisë sonë moderne
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në një ceremoni të veçantë ka ndara Dekorata Presidenciale. Ajo ka dekoruar familjen Jashari, duke njohur kështu sakrificën e përbashkët të çdo anëtari të familjes që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës.

Osmani theksoi se në 17-vjetorin e pavarësisë, po i bëjnë bashkë historinë, sakrificën dhe krenarinë e këtij kombi në një akt solemn – dekorimin e atyre që e bënë Kosovën të lirë dhe shumë të tjerëve që edhe sot vazhdojnë të ndihmojnë ecjen tonë përpara,

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Në këtë ditë të shenjtë, në këtë moment solemn, ne nuk po përkujtojmë vetëm një datë – ne po nderojmë një epokë të lavdishme! 17 vjet liri, 17 vjet shtet, 17 vjet betejë për t’i treguar botës se Kosova është e përjetshme!

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Me të drejtë, Komandanti Adem Jashari, Hamza, e shumë të tjerë, janë nderuar me Urdhrin Heroi i Kosovës. E sot, titullin hero, do t`ia ndajmë Shaban Jasharit, kryefamiljarit të familjes Jashari. Por, deri më sot, familja Jashari si e tillë, si emblemë e lirisë dhe simbol i sakrificës sublime, nuk është dekoruar në tërësi për heroizmin, sakrificën dhe qëndresën e saj të pashembullt.

Prandaj kam nderin që në emër të popullit të Kosovës do ta bëjmë dekorimin e familjes Jashari në tërësi, si një akt që synon ta plotësojë këtë mungesë historike duke njohur duke e njohur sakrificën e përbashkët të çdo anëtari të familjes që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës”, tha ajo.

E para e shtetit tutje tha se ky është një moment i rëndësishëm për të riafirmuar se shteti i Kosovës nuk e harron sakrificën më sublime të historisë sonë moderne, por e nderon atë në mënyrë të merituar dhe të plotë.

ADVERTISEMENT

Presidentja ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” edhe Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin.

“Me të njëjtin frymëzim, bazuar në vendimet paraprake, sot i dorëzojmë Urdhrat Hero i Kosovës edhe  për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, dy bashkëluftëtarë dhe bashkëshortë që ranë ashtu siç jetuan – bashkë, me armët në duar dhe me idealin e lirisë së ngulitur në shpirt”, tha ajo.

Poste të ngjashme

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

12/11/2026, 8:00

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 12.11.2026, do të ketë punime...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici

11/11/2026, 20:46

Përleshja që filloi me grushte, përfundoi me therje me thikë. Nxënës të shkollave të mesme në Gjilan, të mërkurën i...

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

11/11/2026, 15:17

Pretendimet për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku dyshohet se është...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Plagosen me armë zjarri dy persona, i dyshuari arrestohet, sekuestrohet një pushkë automatike

10/11/2026, 19:54

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e Gjakovës, konfirmoi  se sot rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy aksidente brenda pak orësh në të njëjtin lokacion në Peran të Podujevës

08/11/2026, 20:35

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur brenda pak orësh në të njëjtin lokacion, në fshatin Peran të Podujevës. IndeksOnline ka siguruar...

Lajmi i fundit

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

12/11/2026, 8:00
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici

11/11/2026, 20:46
Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

11/11/2026, 15:17
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Plagosen me armë zjarri dy persona, i dyshuari arrestohet, sekuestrohet një pushkë automatike

10/11/2026, 19:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv