Numri 1 dhe numri 2 i listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, kanë nisur një platformë të re komunikimi me qytetarët nëpër Kosovë, “Hajde Folim”.
Vjosa Osmani, si kandidate për presidente, dhe Lumir Abdixhiku, si kandidat për kryeministër, gjatë ditës së djeshme ishin në Kurriz të Dardanisë, ku bashkëbiseduan me qytetarë për çështje të ndryshme.
“Në çdo qytet, në çdo shesh, duam të ulemi pranë qytetarëve e të flasim hapur për jetën e tyre, për brengat, zhgënjimet, shpresat dhe idetë e tyre për vendin. Sepse besojmë se politika nuk duhet të jetojë e mbyllur në zyra, studio televizive apo rrjete sociale. Politika duhet të jetë mes njerëzve”.
“Kosova ka nevojë për më pak propagandë e më shumë dëgjim. Më pak zhurmë e më shumë kuptim. Dhe pikërisht prej këtyre bisedave duam ta ndërtojmë rrugëtimin tonë të përbashkët përpara. Ejani në ngjarjet e radhës. Hajde folim”, shkroi Abdixhiku.







