Krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata luftuan shumë më gjatë sesa vetëm përgjatë viteve të luftës, duke u shndërruar kështu në emblemë të UÇK-së si dhe duke i shndërruar kullat e Jasharëve në simbol të kalasë së lirisë, që edhe sot e mbron Kosovën, sovranitetin dhe pavarësinë. Nga këtu jo vetëm ne si breza që e përjetuam luftën, por edhe brezat e rinj, fëmijët tanë inspirohen për rrugën përpara për mbrojtjen e lirisë së arritur me sakrificë e gjak. Mbi të gjitha na përkujtohet të gjithëve se sa i lartë ka qenë çmimi për lirinë tonë”, ka thënë ajo.