https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Osmani insiston: Trump parandaloi tentimin e Serbisë për përshkallëzim në muajin maj

Osmani insiston: Trump parandaloi tentimin e Serbisë për përshkallëzim në muajin maj
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka kontribuar në mbrojtjen e situatës nga tentimi i Serbisë për përshkallëzim në muajin maj të këtij viti.

Osmani, në një intervistë për “Fox Neës”, gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork, ka përmendur aktin e agresionit serb në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit, derisa ka theksuar se ekziston një rrezik i vazhdueshëm që vjen nga Serbia.

“Ende ka njerëz atje në udhëheqjen e Serbisë që duan të kapen pas së kaluarës dhe të na kthejnë të gjithëve në të kaluarën, ndërsa ne duam të shikojmë drejt së ardhmes. Presidenti Trump ka ndihmuar shumë në mbështetjen e paqes, në ruajtjen e saj dhe në shpëtimin e jetëve, dhe kjo ka qenë thelbësore… Kemi pasur disa shpërthime të tensioneve gjatë viteve të fundit. Për shembull, në shtator 2023, pati një akt agresioni nga Serbia kundër Republikës së Kosovës. Ne arritëm ta zmbrapsim atë me mbështetjen e aleatëve tanë të NATO-s. Megjithatë, ekziston një kërcënim i vazhdueshëm që vjen nga Serbia. Në majin e kaluar, sigurisht, pati një tjetër tentativë shpërthimi, nëse mund ta quaj kështu. Dhe kjo administratë ka bërë një punë të mrekullueshme për të parandaluar që ato të përshkallëzohen”, tha ajo.

Krahas kësaj, Osmani theksoi rolin e ShBA-së në mbështetjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ajo gjithashtu thuri lavde ndaj presidentit Trump, i cili, sipas saj, është një udhëheqës që flet me qartësi, forcë dhe bindje.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Presidenti ka qenë gjithmonë një udhëheqës që flet me qartësi, forcë dhe bindje. Prandaj, ndërsa merr skenën në Kombet e Bashkuara sot, ne presim një mesazh të fuqishëm paqeje përmes forcës. Kjo ka dhënë rezultate në pjesën tonë të Evropës, sepse ky është i vetmi mesazh që autokratët dhe udhëheqësit e çmendur në mbarë botën që duan të vrasin dhe të shkaktojnë vuajtje e kuptojnë. Dhe presidenti Trump, siç thashë, ka qenë shumë i suksesshëm në parandalimin e përshkallëzimeve të mëtejshme dhe parandalimin e luftërave të tjera. Vetëm imagjinoni, ne jemi një vend ku çdo brez para fëmijëve tanë duhej të kalonte një luftë. Gjyshërit tanë duhej të kalonin një luftë. Prindërit tanë, ne vetë, duhej të kalonim një luftë gjenocidale. Dhe tani fëmijët tanë mund të shkojnë në shtrat pa zhurmën e armëve dhe pa frikën me të cilën ne duhej të rriteshim si fëmijë lufte — falë udhëheqjes amerikane”, shtoi ajo.

Osmani po qëndron në ShBA në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara./KosovaPress/

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14
Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv