https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Osmani: Kosova ka bërë progres në sundimin e ligjit e luftimin e korrupsionit

Osmani: Kosova ka bërë progres në sundimin e ligjit e luftimin e korrupsionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në video-adresimin hapës në Samitin për Demokraci, ka theksuar rëndësinë e demokracisë për shtetin e Kosovës.

Sipas saj gjatë vitit të kaluar, Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në avancimin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

“Jemi duke e zbatuar Strategjinë Kombëtare për Sundimin e Ligjit, krahas reformave të pakompromis dhe me ritme rekorde për ta garantuar një qeverisje llogaridhënëse, të barabartë dhe efektive në të gjitha institucionet publike. Përpjekjet tona janë njohur në mbarë botën”, ka theksuar Osmani.

Por përkundër kësaj ditë më parë në raportin e tij, Departamenti Amerikan i Shtetit, korrupsioni qeveritar e ka listuar si problem serioz në Kosovë.

Në raportin për vitin e kaluar, thuhet se nuk janë ndëshkuar disa zyrtarë, pavarësisht se janë përfshirë në afera korruptive.

Ndërkohë Osmani ka thënë gjithashtu se Kosova ka punuar pa u ndalur për ta avancuar diversitetin dhe gjithëpërfshirjen, siç ka thënë ajo, si themel për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“U zotuam për krijimin e Këshillit Presidencial për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut dhe ia arritëm. Ky Këshill ka siguruar mbikëqyrjen e zotimeve dhe angazhimeve tona nga institucionet më të larta në vend dhe në çdo shtresë të qeverisjes, dhe puna e këtij Këshilli do të vazhdojë edhe përtej edicionit të dytë të Samitit.Ne jemi gjithashtu krenarë të raportojmë mbi miratimin e një strategjie të guximshme kombëtare kundër dhunës me bazë gjinore dhe për ndërmarrjen e hapave domethënës për të garantuar vendin e merituar të grave në institucionet publike dhe role vendimmarrëse”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka thënë Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në avancimin e të drejtave të grave. “Por përderisa gratë vazhdojnë të përballen me mizogjininë në vendet e punës, dhunën në shtëpi, heshtjen me forcë në klasë ose keqtrajtim gjatë ecjes në rrugë – kjo betejë është larg përfundimit”, është shprehur Osmani.

Osmani ka thënë se së bashku me miqtë tanë nga Republika Dominikane ne kemi bashkudhëhequr kohortën e Sundimit të Ligjit në kuadër të Samitit për Demokraci. “Përveç kësaj, sipas Freedom House, Kosova në vitin 2022 është renditur si demokracia e tretë më e përmirësuar në botë, dhe në vetëm dy vite është ngritur për 20 vende më lart në indeksin antikorrupsion të Transparency International”, është shprehur Osmani.

ADVERTISEMENT

Sipas saj forcimi i demokracisë, Kosovës do t’i hapë rrugë për ardhme të ndritshme në institucionet euroatlantike.

“Për Republikën e Kosovës, ishte dëshira jonë e fortë për demokraci që siguroi rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Dhe duke e forcuar atë sot, demokracia do të na hapë rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritshme brenda institucioneve euroatlantike”, ka theksuar Osmani.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ajo ka theksuar se Samiti i këtij viti për Demokraci ka qenë vit i veprimit për Kosovën.

“Me forcë dhe entuziazëm të plotë kemi punuar për t`i zbatuar zotimet, të cilat i kemi përcaktuar vitin e kaluar”, është shprehur Osmani.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Presidentja ka thënë se përkushtimi i Kosovës për demokraci nuk është vetëm zotim i Samitit, por siç është shprtehur ajo, “është ekzistenca jonë e përditshme në vijën e parë të frontit përballë autokracive”.

“Përkushtimi ynë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i pathyeshëm. Përkushtimi ynë për të punuar me partnerë në mbarë botën për ta mbrojtur dhe ushqyer atë, është po ashtu i pathyeshëm. Siç tha kohët e fundit Presidenti Biden: ‘Në momentet e trazirave të mëdha dhe pasigurisë, gjëja më e rëndësishme është të dish se çfarë përfaqëson. Dhe të dish se kush qëndron me ty, e bën gjithë dallimin’. Vetëm përmes bashkimit të forcave mund ta ndërtojmë një të ardhme ku demokracia është një realitet për të gjithë”, është shprehur Osmani.

Poste të ngjashme

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës. IndeksOnline raporton se disa persona janë rrahur ndërmjet...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës. Osmani vendosi që dy ditë...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34

Një person është arrestuar në Podujevë, si i dyshuar për dhunim. “DHUNIM- Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin...

Lajmi i fundit

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28
Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18
Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv