https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Osmani: Meja, dëshmi e pamohueshme e një synimi të tmerrshëm për vrasjen kolektive të një populli

Osmani: Meja, dëshmi e pamohueshme e një synimi të tmerrshëm për vrasjen kolektive të një populli
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka kujtuar masakrën e Mejës. Osmani ka thënë se Meja është dëshmia e pamohueshme e një synimi të tmerrshëm të një shteti, për vrasjen kolektive të një populli.

“Në Mejë ka ende varre të hapura, ka nëna që vijnë aty dhe qajnë pranë varrit të zbrazët, sepse regjimi serb ende i mban të fshehura të dhënat për vendndodhjen e të vrarëve të Mejës e të gjithë Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Deklarata e plotë e Presidentes Osmani:

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sot kujtojmë njërën ndër masakrat më të tmerrshme të regjimit serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës, atë të Mejës, në të cilën 376 burra të moshës 15 deri në 75 vjeç, 36 nga të cilët nën 18-vjeç, u ekzekutuan nga polica dhe ushtria serbe. Meja është plaga jonë e përhershme, por edhe gurë që duhet të peshojë rëndë në ndërgjegjen e regjimit serb, të djeshmit, i cili në mënyrë të planifikuar i ndau e i vrau bijtë tanë, i fshehu ose i zhduku përjetësisht kufomat e tyre, sikur edhe i këtij të sotmit, i cili vazhdon të jetojë mbi krimet e kryera nga shteti i tyre, pa e vrarë ndërgjegjen dhe pa u kërkuar falje viktimave. Prandaj, e themi zëshëm, këtu e përditë: të vrarët e Mejës janë viktima të gjenocidit serb të kryer në Kosovë. Ky gjenocid duhet të njihet me emrin e vërtetë. Meja është dëshmia e pamohueshme e një synimi të tmerrshëm të një shteti për vrasjen kolektive të një populli, por edhe thirrja e përhershme e jona për ta artikuluar kumbueshëm thirrjen tonë për drejtësi. Në Mejë ka ende varre të hapura, ka nëna që vijnë aty dhe qajnë pranë varrit të zbrazët, sepse regjimi serb ende i mban të fshehura të dhënat për vendndodhjen e të vrarëve të Mejës e të gjithë Kosovës./Indeksonline/

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Podujevës – Këto janë pikat e rendit të ditës

30/03/2026, 20:13

  KPF i rekomandon pikat e rendit të ditës për shqyrtim në Kuvend Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i...

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

29/03/2026, 10:03

Një i ri nga Kosova ka vdekur në një aksident në Kroaci, derisa po kthehej për në vendlindje. Bëhet fjalë...

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

28/03/2026, 16:38

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me ekspozitën e vendosur në sheshin e Prishtinës, e cila ishte financuar...

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

28/03/2026, 15:22

Lojtarët e Kosovës kanë vijuar përgatitjet për finalen e “play-off”-it për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2026 ndaj Turqisë që do...

“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

28/03/2026, 14:55

Fondi për të Drejtën Humanitare ka reaguar lidhur me ekspozitën që është shfaqur në Prishtinë rreth masakrave të ndodhura gjatë...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Podujevës – Këto janë pikat e rendit të ditës

30/03/2026, 20:13
E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

29/03/2026, 10:03
Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

28/03/2026, 16:38
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

28/03/2026, 15:22
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv