Një mesazh për Qeverinë Kurti, konkretisht kryeministrin Albin Kurti pati presidentja Vjosa Osmani në adresimin e saj vjetor para Kuvendit të Kosovës.
Derisa Qeveria Kurti është akuzuar për prishtjen e raporteve me aleatët, Osmani thotë se aleancat janë këtu për të na mbrojtur prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to, apo cënimi i tyre e cënon vetë mbrojtjen e republikës sonë.
Ajo thotë se asnjëherë nuk i ka kuptuar talljet që bëhen në llogari të aleatëve e as sulmet ndaj tyre.
“Aleancat janë këtu për të na mbrojtur prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to, apo cënimi i tyre e cënon vetë mbrojtjen e republikës sonë. Shihni deklarimet e liderëve të superfuqive botërore. Do të shihni qindra deklarata fjalime se si çdo sfidë angazhohen ta kapërcejnë bashkë me aleatët sepse nuk mund tia dalin të vetëm. Prandaj asnjëherë nuk e kam mirëkuptuar e kuptuar as talljet që bëhen në llogari të aleatëve e as sulmet ndaj tyre e as keqpërdorimin e emrit të tyre për të fituar pushtet. As njëra as tjera nuk i bën nder Kosovës. Përkundrazi duhet shumë punë, shumë angazhim për mirëmbajtjen e aleancave bazuar në parime dhe vlera. Vetëm kjo rrugë mund t’i çojë interesat e Kosovës para”, thotë Osmani./Paparaci