Mushkolaj: Familja presidenciale po sulmon mediat, ashpër dhe turpshëm drejt fundit të mandatit
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj deklarimeve të bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani duke thënë se ai po spekulon kur...
Presidentja Vjosa Osmani sot ka takuar ambasadorin gjerman Joern Rohde.
Osmani shprehu mirënjohjen e saj që ushtarët e KFOR’it u ballafaquan me protestuesit në veri.
Njoftimi i plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe hapat që po ndërmerren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për shërbimin dhe profesionalizmin e demonstruar nga ushtarët e KFOR-it në ballafaqim me grupet kriminale të dhunshme në veri të vendit. Në këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se ballafaqimi me drejtësinë për grupet kriminale të mbështetura nga Serbia, që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët, është i domosdoshëm si garanci për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla të dhunshme.
Ajo vlerësoi lartë bashkëpunimin me Gjermaninë dhe konfirmoi partneritetin e palëkundur dhe gatishmërinë për një koordinim të ngushtë në të ardhmen, me qëllim e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe rajon.
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj deklarimeve të bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani duke thënë se ai po spekulon kur...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i tij, Charlie Kirk, ka vdekur pas një sulmi me armë gjatë...
Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pasi një kameraman që kishte shkuar për të filmuar tek shkolla...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha nëse nuk respektohet Kushtetuta...
Një person ka humbur jetën sot në veri të vendit si pasojë e një aksidenti me traktor. Këtë e ka...