https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php

Osmani pret Escobarin dy orë para takimit me Kurtin

Tashmë është konfirmuar takimi i presidentes Osmani me emisarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Presidencës dhe takimi do të nisë në orën 14:30.

ADVERTISEMENT

“Në orën 14:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu pret në takim  zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Pas takimit me Osmanin, Escobar do të takohet me kryeministrin Kurti në orën 16:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit