Një ditë para 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka publikuar fotografi me homologun nga Shqipëria, për çka thotë se, do të jenë krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane.
Postimi i plotë i saj:
Krah njëri-tjetrit në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane!
Krah njëri-tjetrit gjithnjë