https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Osmani priti në takim zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dhe ministrin e mbrojtjes Guido Crosetto

Osmani priti në takim zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dhe ministrin e mbrojtjes Guido Crosetto

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim zëvendëskryeministrin Antonio Tajani, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë dhe ministrin e mbrojtjes Guido Crosetto, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në raport me dialogun me Serbinë.

Kosova e konsideron Italinë si një partnere, me të cilën synon thellimin e marrëdhënieve bilaterale në shumë fusha, ka theksuar Presidentja Osmani, duke mirëpritur idenë e palës italiane për organizimin e një forumi të përbashkët ekonomik ndërmjet bizneseve të dy shteteve.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në fushën e reformave në drejtësi dhe zbatimin e sundimit të rendit e ligjit. Ajo ka theksuar se Kosova është një vend me potencial të madh të të rinjve të kualifikuar dhe se ofron mjedis të përshtatshëm për investime të huaja.

Nga zv.kryministri italian Tajani, Presidentja Osmani ka marrë mbështetje për liberalizimin e vizave, sikurse edhe për anëtarësimin ne Këshillin e Evropës. Presidentja Osmani ka vlerësuar kontributin e Italisë në kuadër të KFOR-it dhe ka theksuar nevojën për shtimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Duke u ndalur te zhvillimet e fundit në vend, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë në koordinim me aleatët dhe po bëjnë përpjekje intensive për ta gjetur një zgjidhje të pranueshme për çështjen e targave brenda afatit 48-orësh.

Sipas Presidentes, Serbia po përpiqet që nëpërmjet strukturave ilegale në veri të vendit ta destabilizojë Kosovën.

ADVERTISEMENT

Presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e Kosovës për paqe, siguri dhe sundim të ligjit në gjithë territorin e Republikës. Në këtë kontekst, ka potencuar se për sukses të procesit të dialogut, nevojitet trajtim i barabartë i palëve të përfshira.

Më tej, Presidentja Osmani nënvizoi se rezultati përfundimtar i dialogut duhet të jetë njohja reciproke. Në këtë frymë, Presidentja Osmani theksoi se procesi i dialogut nuk duhet lejuar të përdoret si instrument i Serbisë për ta minuar rrugën euroatlantike të Kosovës./raport 24

Post Views: 200

Poste të ngjashme

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Vajza që ishte shpallur e zhdukur gjendet në një banesë me dy persona, rasti po hetohet si dhunim

13/07/2025, 8:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë që ishte raportuar e zhdukur është gjetur në një banesë me dy...

Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

12/07/2025, 21:15

Rastet kur qytetarët blejnë produkte pa afat e të prishura në marketet tona po bëhen gjithnjë e më të shpeshta....

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrahje me grushte, karrige e thikë në një restorant

12/07/2025, 19:39

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë...

Dy të plagosurit në veri janë të nacionalitetit serb dhe të moshës 27-vjeçare

Policia jep detaje: Foshnja 9-muajshe që vdiq në QKUK, u ngufat nga lidhësja e djepit

12/07/2025, 13:26

Policia ka njoftuar se foshnja 9-muajshe që vdiq në spital dy javë pasi ishte dërguar për trajtim, është ngufatur nga...

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

12/07/2025, 8:13

Një person është arrestuar të premten në mbrëmje në Ferizaj, pasi i njëjti kishte sulmuar dy zyrtarë policorë. Rasti ka...

Lajmi i fundit

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Vajza që ishte shpallur e zhdukur gjendet në një banesë me dy persona, rasti po hetohet si dhunim

13/07/2025, 8:33
Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

12/07/2025, 21:15
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrahje me grushte, karrige e thikë në një restorant

12/07/2025, 19:39
Dy të plagosurit në veri janë të nacionalitetit serb dhe të moshës 27-vjeçare

Policia jep detaje: Foshnja 9-muajshe që vdiq në QKUK, u ngufat nga lidhësja e djepit

12/07/2025, 13:26
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv