Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani së bashku me bordin kanë vizituar Termocentralin Kosova B.
Nga atje, Osmani ka thënë se ky vit do të jetë vit i projekteve të mëdha.
“Viti 2024, do jetë vit i fillimit të projekteve të mëdha në fushën e energjisë termike, të cilat janë direkt të lidhura me KEK-un. Andaj, një bashkëpunim i tillë, padyshim do të jetë lehtësim i madh për ne!
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër”, ka shkruar Osmani.







