Më datë 30.12.2024, përmes avokatës znj. Antoneta Ejupi, Kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi ka dorëzuar një padi për shpifje dhe fyerje kundër z. Bujar Gimolli, lidhur me postimin e tij në rrjetin social Facebook.
Postimi i z. Gimolli përmban deklarata të cilat janë të pavërteta dhe dëmtojnë reputacionin dhe dinjitetin e Kryetarit Bulliqi, duke përfshirë informacion të pasaktë lidhur me zhvillimin e procedurave të negociuara për “Furnizim me lëndë djegëse pelet” dhe “Furnizim me lëndë djegëse dru”.
Zoti Bujar Gimolli është aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).


U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...







