https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Palatova e Zyrës së BE-së: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit

Palatova e Zyrës së BE-së: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka deklaruar se Kosova nuk mund ta marrë automatikisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi duhet t’i bindë të 27 shtetet anëtare të BE-së.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, më 9 maj, në një organizim të Zyrës së BE-së në Kosovë, ajo tha se Brukseli pret nga Kosova zgjedhje të lira dhe të drejta, formim të shpejtë të institucioneve dhe avancim të reformave.

“E di, zoti Kryeministër, që ju dëshironi që BE-ja të ecë përpara me aplikimin për anëtarësim, të cilin e dorëzuat gjatë presidencës çeke në Pragë. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar që ta arrini këtë synim të radhës. Por më lejoni të jem e sinqertë, Brukseli nuk mund ta japë thjesht statusin e kandidatit. Ju duhet t’i bindni 27 shtetet anëtare”, tha ajo.

Palatova theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të dëshmojë standarde demokratike dhe stabilitet institucional.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Dhe për këtë, rëndësi kanë këto tri elemente kyçe. Kosova është dhe duhet të mbetet një demokraci e gjallë. Zgjedhjet parlamentare që mbahen saktësisht një muaj nga sot duhet të jenë, përsëri, të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse”, tha ajo, raporton Ekonomia Online, transmeton Klankosova.tv.

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian pret krijimin e shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve dhe vazhdimin e reformave.

“Së dyti, shpresojmë të shohim një formim të shpejtë të institucioneve. Një qeveri e bazuar në një shumicë të fortë në kuvend, e aftë të gjenerojë kompromise të fuqishme ndërpartiake, të zgjedhë një president dhe të avancojë me agjendën e reformave. Dhe sigurisht, karakteri shumetnik i Kosovës është me vlerë të madhe për të gjitha shtetet tona anëtare”, tha ajo.

Sipas saj, shtetet anëtare të BE-së po e përcjellin mënyrën se si Kosova i trajton komunitetet joshumicë dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Të gjitha kryeqytetet tona vëzhgojnë ruajtjen e tij, angazhimin konstruktiv me të gjitha komunitetet shumicë, në mënyrë që të gjithë kosovarët, pavarësisht përkatësisë etnike, të ndiejnë se kanë një shtëpi dhe perspektivë këtu. Në këtë drejtim, ne mbështetemi në zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes së 14 marsit. Dhe e di, zoti Kryeministër, që ju ia rikonfirmuat këtë përfaqësuesit të lartë edhe këtë javë në Jerevan”, tha ajo.

Palatova shtoi se BE-ja pret zbatim me mirëbesim të marrëveshjeve dhe progres në dialogun e lehtësuar nga Brukseli.

Poste të ngjashme

“Mos e lejoni askënd të na ndajë”: Hamza i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim

“Mos e lejoni askënd të na ndajë”: Hamza i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim

07/05/2026, 14:54

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për të votuar në...

Rahovec, raportohen dy kartmonedha 500 euro të falsifikuara

Rahovec, raportohen dy kartmonedha 500 euro të falsifikuara

07/05/2026, 14:26

Të martën në Rahovec është raportuar për dy kartëmonedha 500 euro fals. “Me 06.05.2026 është raportuar për dy kartëmonedha nga...

Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

07/05/2026, 14:21

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe të...

Dita e fundit e afatit, Elezi: 20 parti njoftuan pjesëmarrjen në zgjedhje

Dita e fundit e afatit, Elezi: 20 parti njoftuan pjesëmarrjen në zgjedhje

07/05/2026, 14:01

Sonte në mesnatë do të përmbyllet afati për partitë politike për të njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje ose mospjesëmarrjen dhe deklarimin...

Qosja dekorohet pas vdekjes me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”

Qosja dekorohet pas vdekjes me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”

07/05/2026, 13:57

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së...

Lajmi i fundit

“Mos e lejoni askënd të na ndajë”: Hamza i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim

“Mos e lejoni askënd të na ndajë”: Hamza i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim

07/05/2026, 14:54
Rahovec, raportohen dy kartmonedha 500 euro të falsifikuara

Rahovec, raportohen dy kartmonedha 500 euro të falsifikuara

07/05/2026, 14:26
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

07/05/2026, 14:21
Dita e fundit e afatit, Elezi: 20 parti njoftuan pjesëmarrjen në zgjedhje

Dita e fundit e afatit, Elezi: 20 parti njoftuan pjesëmarrjen në zgjedhje

07/05/2026, 14:01
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv