jë aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm mbi urën e autostradës në Fushë Kosovë.
Në këtë aksident janë përfshirë dhjetëra makina, tre kamionë dhe një furgon.
Në videot e publikuara shihet se disa nga veturat e përfshira në aksident janë bërë ‘llom’, pasi janë ndeshur me kamionë, shkruan Reporteri.net.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident zingjiror.
Reporteri.net ka pyetur Policinë Rajonale të Prishtinës nëse ka persona të lënduar, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kanë kthyer përgjigje. /Reporteri.net/.







