Këto janë momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të mitur. Pamjet filmike janë regjistruar vetëm pak minuta pasi nëna e tre fëmijëve të prodhonte një nga ngjarjet me të rënda të rregjistruara në kriminalistikën shqiptare. Siç shihet dhe në pamjet filmike Alma Arrazi del nga amabjentet e një lokali që ndodhet tek Hyrja e Parkut të Biçikletave. Ora shënon 20:10 dhe Alma është në shoqërinë e tre fëmijëve të saj dhe kunatës, e cila ndodhet edhe ajo me një fëmijë të mitur.
Alma përshëndetet me kunatën, kap për dore djalin e vogël, vajzën dhe nga pas e ndjek fëmija i tretë, vajza e madhe. Ndërsa motra e Almës,për një moment qëndron në mes të shëtitores se biçikletave, flet me dikë në telefon duke shkruar dhe më pas kap vajzën për dore dhe largohet në drejtim të kundërt, duke dalë nga rrezja e monitorimit të kamerave.
Ndërsa në videon e dytë, rreth orës 20:21 Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.
Ky besohet se është moment që Alma Arrazi ka parë bashkëshortin e saj në makinë me të dashurën e tij.
Pikërisht kur ka shkuar mbi urrën e Bunës, Alma Arrazi, ka marë tre fëmijët e saj dhe i ka hedhur në lumin Buna dhe më pas është hedhur vetë. Një kukull e gjetur nga policia poshtë urës së re të Bunës, e cila dyshohet se është e një prej vajzave të mbytura të Alma Arrazit, zbuloi edhe vendin ku 39 vjeçarja mund të ketë kryer aktin e rëndë. Kukulla, e cila u gjet në këmbët e urës në një vend me zhavor dhe pemë e shkurre, është sekuestruar nga prokuroria dhe do t’i bëhet AND-ja për të zbuluar nëse i përket viktimave.
Për këtë ngjarje të rëndë policia dhe prokuroria e Tiranës kanë arrestuar bashkëshortin e Alma Arrazit, shtetasin Erdgys Arrazi, i cili është mbyllur në burg për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Dhunës në familje”.
Ishte një peshkatar i zonës që fillimisht gjeti trupin e njërës prej fajzave duke njoftuar policinë. Pas mobilizimit të policisë, më pas u gjendën dhe tre trupat e tjerë të mbytur. Ngjarja tronditi opinionin publik duke sjellë dhe një reagim qytetar në Shkodër, ku prindër, nxënës dhe qytetarë të Shkodrës kryen homazhe pikërisht në Urrën e Bunës, aty ku Alma Arrazi id ha fund jetës së bashku me tre fëmijët e saj të mitur./oranews