Finalizimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit duket se do të bëhet javën e ardhshme. Kjo është kumtuar nga kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.
Procesi i numërimit të votazve për procesin e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës. Sipas njoftimit të KQZ-së, më së paku deri në javën tjetër, pritet të kemi rezultatet përfundimtare për subjektet politike”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.
Kurti inkurajoi kabinetin e tij që mos të ndalen në punët e mira për Republikën.
“Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formomini e institucioneve në legjislaturën e 9’t.
Deri atëherë, i nderuar kabinet qeveritar, pres që të vazhdoni punën, punët e mira, po në të njëjtin ritëm.
Nga KQZ presim edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve”, është shprehur ai. /Indeksonline