https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Paralajmëron Sheholli: Edhe serbët në pjesët tjera të Kosovës, mund të largohen nga institucionet pas 21 nëntorit

Paralajmëron Sheholli: Edhe serbët në pjesët tjera të Kosovës, mund të largohen nga institucionet pas 21 nëntorit
Share on FacebookShare on Twitter

Njohësi i marrëdhënieve ndër etnike të Kosovë, Fatmir Sheholli ka paralajmëruar largimin e serbëve nga institucionet edhe nëpër komunat tjera të vendit, pra jo vetëm në veri.

Ky paralajmërim i Shehollit vjen pas deklaratës së nënkryetarit të Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, I cili u ka bërë thirrje edhe serbëve të jugut që të largohen nga institucionet e Kosovës, në rast se nuk ka ndryshim të qëndrimit të Qeverisë së Kosovës.

Sheholli për Blic ka theksuar se nëse nuk tërhiqet vendimi për targa dhe nëse nuk nis krijimi i Asociacionit, atëherë të gjithë serbët i bojkotojnë institucionet e Kosovës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ashtu siç kemi paralajmëruar si Institut për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, edhe serbët poshtë lumit Ibër janë të rreshtuar me Listën Serbe. Në këtë kuptim, kryetarët e 6 komunave me shumicë serbe (Graçanicë, Novo Bërdë, Shtërpc, Kllokot, Partesh dhe Ranillug) janë në koordinim me kryetarin e Listës Serbe e përmes tij me Beogradin zyrtar, që nëse në ditët në vazhdim kryeministri Kurti nuk ndërron vendimin për targa dhe nuk fillon krijimin e ASK, atëherë pritet që edhe kryetarët e komunave, asamblistë serbë të këtyre komunave do të largohen nga institucionet e Kosovës”, ka theksuar ai.

Ai shprehet i bindur se largimi i tyre mund të ndodhë në momentin kur fillon gjobitja e serbëve nga 21 Nëntori.

ADVERTISEMENT

Ndryshe, sot nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq u ka bërë thirrje edhe serbëve të jugut që të largohen nga institucionet e Kosovës, në rast se nuk ka ndryshim të qëndrimit të Qeverisë së Kosovës.

Sipas Jevtiq, gjendja aktuale në Kosovë është më e keqe në krahasim me periudhën kur serbët shpallën daljen e tyre nga institucionet e Kosovës dhe e gjithë kjo thotë ai, është rezultat i politikës së papërgjegjshme të qeverisë së Kosovës.

Jevtic shtoi se nëse nuk ka ndryshim të qëndrimit, edhe serbët në jug të Ibrit duhet të largohen nga institucionet e Prishtinës.

“Ky është qëndrimi im, ky është qëndrimi i kolegëve të mi. Unë personalisht e kam njoftuar me shkrim edhe kryetarin e Listës Serbe, Rakiq, se besoj se përfaqësuesit politikë të serbëve, që serbët në përgjithësi në jug të Ibrit duhet të largohen nga institucionet dhe kjo është një pyetje që është ende aktuale dhe e hapur. Nëse nuk ndryshon situata, nëse nuk ndryshon kursi dhe qëndrimi i Prishtinës zyrtare dhe nuk ndalet dhuna institucionale ndaj serbëve, jam pothuajse i sigurt se të njëjtin vendim do ta marrin edhe serbët në jug të Ibrit”, thotë Jevtiq për Euroneës Serbia.

Ai shprehet se dy kushtet për t’u rikthyer në institucione janë formimi i Asociacionit dhe tërheqja e vendimit për targat.

“Përgjigja në pyetjen se a do të ktheheshin hipotetikisht serbët në veri të Kosovës dhe në institucione, jepet në momentin kur ndryshohet vendimi dhe shtyhet ai vendim për riregjistrimin e veturave dhe kur fillon formimi i Asociacionit”, thotë Jevtiq

Poste të ngjashme

Vjedhje e rëndë në Han të Elezit, hajnat marrin një armë zjarri

Skenë si në filma në Podujevë: Hajnat thyejnë fabrikën “AMG” gjatë natës, zhdukin kasafortën, mijëra euro dhe armën e pronarit

25/05/2026, 7:02

Një grabitje e organizuar që ngjan me skenar filmash ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në...

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Çmimet e naftës bien pas sinjaleve për një marrëveshje me Iranin

25/05/2026, 6:59

Çmimet e naftës shënuan rënie, mes zhvillimeve të reja në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për një marrëveshje...

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

24/05/2026, 15:23

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Batalionin Gardist “Shkelzen Haradinaj”, duke nderuar sakrificën e pjesëtarëve...

LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

24/05/2026, 14:52

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten për presidente nga kjo parti, Vjosa...

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

24/05/2026, 14:19

Në Ditën e Presidentit, më 24 maj, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën historike...

Lajmi i fundit

Vjedhje e rëndë në Han të Elezit, hajnat marrin një armë zjarri

Skenë si në filma në Podujevë: Hajnat thyejnë fabrikën “AMG” gjatë natës, zhdukin kasafortën, mijëra euro dhe armën e pronarit

25/05/2026, 7:02
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Çmimet e naftës bien pas sinjaleve për një marrëveshje me Iranin

25/05/2026, 6:59
Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

24/05/2026, 15:23
LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

24/05/2026, 14:52
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv