Dita e shtunë parashihet me mot të vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet – 1 gradë deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës priten të jenë ndërmjet 6 dhe 10 gradë Celisus. Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.
Ndërsa të dielën parashikohet mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1 dhe 3 gradë, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jugperendimi me shpejtësi 1-2m/s.