Të reshurat e shiut përfshinë vendin gjatë natës me kalimin në të enjten. Aty këtu mund të jenë paksa më intenzive, e të shoqërohen me ndonjë bubullimë duke shkuar nga orët e hershme të mëngjesit. Reshjet e shiut vazhdojnë orëve të mëngjesit, e më pas me shpërndarje të vransirave shkaku i erërave më të fuqishme, ditën mund të zhvillohen vetëm lokalisht. Pasdite parashihet të ketë më gjatë intervale me diell. Do të fryjë erë e fuqishme jugore e jugperëndimore 8-18m/s, e në pjesë të Dukagjinit apo Drenicës me hove deri në 25m/s, apo 90km/h. Temperaturat minimale mbesin të larta, 9C e 10C, e ato maksimale shkojnë deri në 17C e 18C.
Mot më i ngrohtë me vransira e intervale me diell po parashihet ditën e premtë dhe të shtunë me maksimale që arrinë deri në 23C e 24C. Nga dita e diel përkeqësim i motit, me të reshura më të shumta shiu, që mund të vazhdojnë kohëpaskohe dhe përgjatë ditës së hënë. Temperaturat me një rënie të theksuar, zbresin deri në 16C e 12C, ato maksimale. Minimalet luhaten ndërmjet 4C e 10C. Erëra jugore e jugperëndimore frynë të premtën dhe shtunën, me hove deri në 15m/s, e nga dita e diel ndryshojnë drejtimin në veriore e verilindore.