Infermierja, Gëzime Hasani – Sheqiri, punësohet sot, pas 8 viteve punë me vetëm kontratë mbi vepër nga pushteti i kaluar.
Qeverisja e Vetëvendosjes në Komunën e Podujevës, e ka punësuar në QKMF si infermiere të pa dalluar nga të tjerët, Gëzime Hasanin, nënën e Donjeta Sheqirit, asambleistes së LDK-së në Podujevë.