Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit në Burojë të Skenderajt, është sjellë me përcjellje nga EULEX-i në selinë e misionit ndërkombëtar të sundimit të ligjit.
Thaçin, disa qytetarë të pranishëm aty e kanë pritur dhe e kanë thirrur me emër, duke e mbështetur me thirrje “Thaçi, Thaçi”.
Pas kësaj, ai është udhëhequr nga autoritetet ndërkombëtare drejt selisë së EULEX-it për vazhdimin e procedurave.
Thaçi sot vizitoi varrin e babait të tij, i cili u varros të martën dhe takoi familjen e ngushtë.