Levizja Vetevendosje dega ne Podujeve ka reaguar pas deklarates qe Ekrem Hyseni beri dje lidhur me Spitalin e Podujeves.
Postimi i plote
Doktor Manipulanti, si një politikan i dobët, ka vendosur që profesionin ta shndërroj në mjet politik. Duke besuar që shëndetësia është fusha e tij më e fortë, vazhdon të bëjë politikë me të. Herën e fundit kur tentoi diçka të tillë, qytetari ia tregoi vendin. Por duket që as betimi i Hipokratit nuk po e ndalon dot të manipuloj me profesionin.
Doktor Manipulanti na qenka nervozuar pasi dje në seancen e kuvendit, u shpërfaqën rrenat dhe mashtrimet publike të tij, se gjoja se Kryetari i Komunës ka derguar email tek udhëheqësit e insitucioneve arsimore dhe shëndetësore për t’i notuar nën notën 3 punonjësit e këtyre institucioneve.
I mllefosur pas demaskimit, s’iu desh shumë kohë për t’u hedhur në manipulime e mashtrime të tjera. Sërish duke përlyer profesionin, duke manipuluar dhe mashtruar publikisht. Doktor Manipulanti renditi një sërë “suksesesh” të Qeverisjes së LDK-së në Podujevë, qeverisje nga e cila në secilin rast që iu dha mundësia, ishte distancuar.
Doktor Manipulanti akuzoi qeverisjen lokale dhe qëndrore për punë të cilat nuk i kanë kryer vet. Por harron ato në Podujevë kanë ardhur falë angazhimit të qeverisjes së Kryetarit Bulliqi. Rasti konkret të cilin Doktor Manipulanti qëllimshëm e injoron, është projekti i emërgjencës së re të qytetit, tregim suksesi i Qeverisjes së Kryetarit Bulliqi.
Doktor Manipulanti përmendi vendimet për themelimin e spitalit gjatë qeverisjes së partisë së tij. Por nuk na tregoi pse dështoi funksionalizimi i tij! Ndoshta sepse arsye për këtë është fakti, që në kohën kur u dha ky premtim, Drejtor i Shëndetësisë ishte vëllau i tij.
Doktor Manipulanti për “themelimin” e Spitalit të Podujevës arsyen për mos funksionalizimin e tij le ta kërkoj tek subjekti dhe vëllau i tij.