Pas pak në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Një seancë e tillë ishte paraparë të mbahej më 27 janar, por u ndërpre pak pasi nisi për shkak se avokatët e dy të akuzuarve thanë se nuk kishin pranuar me kohë shkresat e lëndës.
Ata thanë se duke mos pasur shkresat e nevojshme, nuk mund të këshillojnë klientët e tyre si të deklarohen për aktakuzën. Gjyqtarja u kërkoi që në seancën e 31 janarit, ekipet mbrojtëse të jenë të përgatitura.
Tani në sallën e gjyqit është futur familja e Liridona Ademajt ndërsa pas pak do të futen edhe të akuzuarit, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.