https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Pasi u shkarkua Naser Sahiti, Nagavci premton se nuk do të ketë ndikime në zgjedhjen e rektorit të ri në UP

Pasi u shkarkua Naser Sahiti, Nagavci premton se nuk do të ketë ndikime në zgjedhjen e rektorit të ri në UP

Ministrja e Arsimit, Shkencës, dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se procesi i zgjedhjes së rektores apo rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës, duhet të jetë i bazuar në meritë dhe transparencë.

Nagavci tha se nuk do të ndërhyjë dhe nuk do të lejojë ndërhyrje në këtë proces, derisa shtoi se e ka detyrim ligjor e moral t’i mbështes anëtarët përfaqësues të MASHTI-it në Këshillin Drejtues të UP-së.

Nagavci premtoi, që anëtarët e MAShT-it në Këshillin Drejtues të UP-së do të jenë të pandikueshëm, profesionist, transparent dhe në koordinim me monitoruesit ndërkombëtarë dhe atyre të organizatave të shoqërisë civile.

E parja e Arsimit madje theksoi se “Rektorja/Rektori i ri në kohën time si Ministre do të jetë një zgjedhje objektive e jo i zgjedhur i diskrecionit i konjukturës së vjetër parapolitike e politike siç ishte në të kaluarën e errët”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Zgjedhja e Rektores apo Rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës duhet të jetë dhe do të jetë një proces i bazuar në meritë dhe transparencë radikale. Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka shpallur konkursin për zgjedhjen e Rektores/Rektorit të ri. Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 7 nëntor”, ka shkruar Nagavci.

“Është në përgjegjësinë time që të bëj thirrje e të motivojë kandidatet e kandidatët që gëzojnë integritet, përgatitje e arritje ndërkombëtare akademike, që punojnë pa kompromis për shkencën, universitetin e publiken dhe kanë vizion për të bartur detyrën e drejtimit të Universitetit, që të konkurrojnë në këtë konkurs publik”.

“Si Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, jam e vendosur që të mos ndërhyjë dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje tjetër, në asnjë dimension të procesit të zgjedhjes së Rektores/Rektorit. Megjithatë, e kam detyrim ligjor e moral që t’i mbështes anëtarët përfaqësues të MASHTI-it në Këshillin Drejtues të UP-së që të ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrën më profesioniste, transparente e të përgjegjshme. Bazuar në këtë, jam pajtuar me anëtarët përfaqësues të MASHT-it në Këshillin Drejtues të UP-së që ata të marrin përsipër e të garantojnë një proces të zgjedhjes se Rektores/Rektorit, që bazohet në parimin e transparences radikale, meritave dhe të sigurojnë monitorimit ndërkombëtar e aktivizimit civil”

“Për t’iu ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, që dje kam filluar të adresojë zyrtarisht kërkesën për monitorimin e procesit të zgjedhjes së Rektores/Rektorit të ri”.

“Dje iu drejtova me një letër zyrtare Ambasadorit të ShBA-së, dhe do t’i drejtojë të njëjtën kërkesë ambasadorëve të tjerë të QUINT-it dhe atij të Bashkimit Evropian, për mbështetje në këtë proces të rëndësishëm, ashtu si edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm për përmirësimin e performancës në Universitetin e Prishtinës. Do t’i takojë personalisht akterët ndërkombëtarë në reformat e arsimit të lartë gjithashtu ditëve në vijim për t’iu kërkuar të njëjtën. Të njëjtën do ta bëj edhe me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë procese të reformave arsimore që të diskutojë me ta dhe t’iu kërkojë përfshirje direkte në këtë proces”.

“Premtoj, që anëtarët e MAShT-it në Këshillin Drejtues të UP-së do të jenë të pandikueshëm, profesionist, transparent dhe në koordinim me monitoruesit ndërkombëtarë dhe atyre të organizatave të shoqërisë civile. Mekanizmi do të jetë i tillë që, anëtarët e MAShT-it të Këshillit Drejtues do të organizojnë procesin zgjedhor në formë tërësisht transparente, duke u publikuar në ueb-site të UP-së planet/vizionet konkrete programore të secilit kandidat/e dhe duke mundësuar një prezantim publik të këtij programi, përfshirë intervistën. Do të ketë mundësi të adresimit të pyetjeve dhe të çështjeve me interes në analizim të programit, nga secili monitorues dhe person tjetër i interesuar. I gjithë publiku ynë dhe të gjithë ata që monitorojnë do të jenë bashkëpjesëmarrës në këtë proces. Rezultatet e vlerësimit dhe monitorimit do të publikohen në ueb-site të UP-së, dhe padyshim që anëtarët përfaqësues të MASHT në Këshillin Drejtues do të votojnë/zgjedhin atë kandidate/kandidat që ka rezultuar më i/e miri/a e do të angazhohemi bashkërisht për realizimin e një projekti të ri për UP-në”.

“Me Qeverinë tonë, Rektoren/Rektorin do e zgjedh merita e saj/tij, të cilën e konfirmojnë rezultatet e monitorimit dhe zgjedhja do të jetë plotësisht e denjë për misionin e sotshëm dhe historinë që bart ky institucion”.

“Kjo praktikë nuk është zbatuar asnjëherë deri më sot. Unë do të sigurohem dhe garantojë që Rektorja/Rektori i ri në kohën time si Ministre do të jetë një zgjedhje objektive e jo i zgjedhur i diskrecionit i konjukturës së vjetër parapolitike e politike siç ishte në të kaluarën e errët”.

“Po e themelojë për herë të parë një praktikë që do të transformojë rrënjësisht e cilësisht mënyrën e zgjedhjes së Rektores/Rektorit e pastaj edhe mbarëvajtjen e punës në Universitetin e Prishtinës”.

ADVERTISEMENT

“Vetëm një Rektore/Rektor i zgjedhur në një formë te tillë do të jetë e/i aftë të ndërkombëtarizojë UP-në, ta garantojë: hapjen e pozitave të reja për të staf akademik të mirëpërgatitur, të zbatojë një reformë strukturore të rekrutimit të stafit elitar akademik për secilën pozitë të lirë në UP (që aktualisht mbahen ‘peng’ kundërligjshëm)”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Të rrisë integritetin në procesin e ristrukturimit të sistemeve të etikës dhe disiplinës, të ndryshojë cilësisht modelet e mësimnxënies dhe aplikimin e tyre në procesin akademik dhe ambientin e studimit. Pres që secila/i kandidate/kandidat të ofrojë programin dhe planin e detajuar për t’i arritur këto qëllime”.

“Kemi finalizuar Draft Ligjin për Arsimin e Lartë, jemi në rrugë të mirë për financimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë bazuar në performancën e tyre, janë zhvilluar e janë në proces një varg politikash për mbështetje të hulumtimit shkencor e integritetit akademik, andaj është edhe koha e fundit për integritet të lartë në proceset përzgjedhëse”.

“Tash është koha që planet/programet e Rektorëve t’i bëjmë publike, t’i shqyrtojmë seriozisht dhe të dakordohemi si shoqëri për ecjen para”.

“E kështu universiteti do të shndërrohet në mjedisin akademik të vërtetë dhe ku cilësia intelektuale mbizotëron, ashtu si e meriton ky institucion me rëndësi jetike për vendin tonë”.

Post Views: 301

Poste të ngjashme

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

29/06/2025, 19:40

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës, ku rreth orës 19:45...

Kosovë: 36 aksidente trafiku për 24 orë

Vetaksident te “Kroi i Mbretit”, vetura përfundon në një market (Pamje)

29/06/2025, 19:37

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht të “Kroi i Mbretit”. Sipas pamjeve të siguruara...

Zhduket në Gjermani 13-vjeçarja nga Kosova, Policia gjermane në kërkim të saj (Foto)

Zhduket në Gjermani 13-vjeçarja nga Kosova, Policia gjermane në kërkim të saj (Foto)

29/06/2025, 19:27

Është zhdukur një 13-vjeçare nga Istogu, me banim në Gjermani. Bëhet fjalë për të miturën Arta Hajzeraj, e cila është...

Abdixhiku prezanton punimet në tunelin e Prishtinës: ‘Gjurmë dhe punë në terren

Abdixhiku prezanton punimet në tunelin e Prishtinës: ‘Gjurmë dhe punë në terren

29/06/2025, 19:19

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka ndarë video në Facebook nga tuneli që u rikthye në një nga më të...

Grupi Parlamentar i PDK-së bojkoton fjalimin vjetor të presidentes Osmani: Ka dështuar

PDK e AAK akuza Kurtit: Po e shkel Kushtetutën me vetëdije, po e vështirëson jetën në Kosovë

29/06/2025, 19:11

Sot dështoi edhe tentativa e 38 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e nisur më vonë se që ishte paralajmëruar, përfundoi shumë...

Lajmi i fundit

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

29/06/2025, 19:40
Kosovë: 36 aksidente trafiku për 24 orë

Vetaksident te “Kroi i Mbretit”, vetura përfundon në një market (Pamje)

29/06/2025, 19:37
Zhduket në Gjermani 13-vjeçarja nga Kosova, Policia gjermane në kërkim të saj (Foto)

Zhduket në Gjermani 13-vjeçarja nga Kosova, Policia gjermane në kërkim të saj (Foto)

29/06/2025, 19:27
Abdixhiku prezanton punimet në tunelin e Prishtinës: ‘Gjurmë dhe punë në terren

Abdixhiku prezanton punimet në tunelin e Prishtinës: ‘Gjurmë dhe punë në terren

29/06/2025, 19:19
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv