Raportohet se ka përfunduar autopsia e 34-vjeçarit Festim Isufi, i cili humbi jetën në banesën e tij si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Bashkë me të në banesë ishte edhe gruaja e tij 30-vjeçare, e cila ka mbetur e plagosur.
Emisioni “Kosova Live” ka mësuar se raporti i autopsisë i është dorëzuar prokurorit të rastit dhe sipas këtij raporti Isufi kishte shtatë plagë në trup
“Fatale për të ishin plagët e shkaktuara në zonën e qafës që mësohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë – thikë”.
Prokuroria së bashku me provat e tjera prite të dalë me një përfundim.