https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Patkoi”| Priten zhvillime interesante, mbrojtja e Thaçit flet të mërkurën për operacionin famëkeq serb

“Patkoi”| Priten zhvillime interesante, mbrojtja e Thaçit flet të mërkurën për operacionin famëkeq serb
Share on FacebookShare on Twitter

Të mërkurën me gjasë do të jetë konferenca e fundit, kësaj radhe përgatitore para nisjes së gjykimit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Trupi Gjykues ka thirrur këtë konferencë për datën 18 janar.

Aty do të diskutohen një numër i madh çështjes, për të cilat palët janë urdhëruar që të dërgojnë parashtresa me shkrim, e për disa tema të tjera ato do të flasin vet në seancën e së mërkurës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

E në listën e këtyre temave që do të diskutohen janë dy që duket se pikasin ndër të tjera. Të dy këto janë të shtruara nga mbrojtja e Kadri Veselit dhe ajo e Hashim Thaçit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Trupi Gjykues ka kërkuar sqarime nga avokati i Veselit në lidhje me disa komente të bëra nga ai në seancën apo konferencën e 8 shtatorit në lidhje me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të Prokurorisë.

“Sqarimet nga avokati i z. Veseli në lidhje me komentet e bëra gjatë Konferencës së Statusit më 8 shtator 2022 në lidhje me kohën e marrjes në pyetje për rregullën 153 dhe rregullën 154 të dëshmitarëve të Prokurorisë”, thuhet në parashtresën e Trupit Gjykues.

Trupi Gjykues, përveç kësaj, do të kërkojë sqarime nga avokati i Thaçit në lidhje me operacionin “Patkoi” të kryer nga Ushtria Serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Sqarimet nga avokati i z. Thaçi në lidhje me ekzistencën e pretenduar të “Operacionit Patkoi”, theksohet në parashtresë.

Çka është operacioni Patkoi për të cilin Trupi Gjykues do të kërkojë detaje nga mbrojtja e Thaçit?

Operacioni “Patkoi” konsiderohet të jetë ofensiva e ushtrisë serbe, e nisur më 20 mars të vitit 1999 kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë dhe kundër UÇK-së.

ADVERTISEMENT

Atë kohë, Serbia hodhi në luftë 11 brigada këmbësorie të blinduara dhe motorizuara si dhe një brigadë artilerie, shkruan lajmi.net.

Sipas burimeve të ndryshme të informacioneve të asaj kohe, konsiderohet se në luftë kundër UÇK-së, gjatë operacionit “Patkoi” u hodhën në veprim mbi 100 mijë forca serbe.

Popullsia e qyteteve dhe e fshatrave në periferi të tyre u orientua me forcë nga ana e policisë dhe ushtrisë serbe, përgjithësisht të shkonin në drejtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë; ndërsa pjesa dërmuese e popullsisë së fshatrave larg rrugëve automobilistike, ajo në shumicën e saj iu bashkëngjitë formacioneve të UÇK-së.

Si rrjedhojë, një pjesë e mirë e meshkujve të moshës së aftë për luftë e këtij kontigjenti popullsie u inkuadrua në këto formacione.

Kjo bëri që brenda një periudhe shumë të shkurtër, dhjetë ditore, radhët e UÇK-së të rriten me shpejtësi.

Çështje tjera interesante që mbrojtja e krerëve të UÇK-së do t’i paraqesë në konferencë:

Pikëpamjet e palëve mbi ekzistencën e pretenduar, natyrën dhe afatin kohor të një konflikti të armatosur;

Pikëpamjet e palëve mbi ekzistencën e pretenduar të një sulmi të gjerë ose sistematik në dritën e gjetjeve në rastet e ICTY Limaj dhe Haradinaj;

Pikëpamjet e palëve mbi pretendimin e përgjegjësisë komanduese dhe nëse një ose më shumë nga të Akuzuarit ushtronin autoritet superior mbi ndonjë nga të pandehurit e tjerë ose vetëm në lidhje me autorët e krimeve të pretenduara;

Pikëpamjet e palëve për domosdoshmërinë e provave në lidhje me pretendimet për krimet serbe të kryera gjatë kohës përkatëse, duke pasur parasysh deklaratat e bëra nga Prokuroria në Konferencën e fundit të Statusit se ajo nuk i mohon pretendimet e tilla;

Pikëpamjet e palëve nëse të arrestuarit që në kohën e ndalimit ishin anëtarë të një force të armatosur bien brenda kategorisë së përshkruar nga Prokuroria si “popullata civile e kundërshtarëve”;

Pikëpamjet e palëve mbi faktorët që Paneli duhet t’i marrë parasysh në vlerësimin nëse “popullsia civile e kundërshtarëve” ishte kryesisht civile në natyrë.

Poste të ngjashme

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar

Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar

03/05/2026, 16:05

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy vetuave që ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në...

Lajmi i fundit

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv