https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

PDK: Ditë e zezë për Kosovën rënia në listën për liri të shprehjes, LVV-ja instaloi regjim linçimi e frikësimi

PDK-ja iu bën thirrje anëtarëve të saj të shmangin gjuhën e urrejtjes gjatë fushatës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, pas rënies së Kosovës në vendin e 99-të në Raportin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e shprehjes, ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga Vetëvendosja për regjim linçimi dhe frikësimi.

Deliu-Kodra, në një konferencë për media, ka thënë se kjo është një nga momentet më të errëta në historinë e shtetit të Kosovës.

“Sot, të dhënat e publikuara nga Reporterët pa Kufij e rendisin Kosovën në vendin e 99 nga 180 shtete në botë për lirinë e shprehjes. Kjo është renditja më e ulët në historinë e Kosovës. Një rënie e turpshme, dramatike dhe alarmante: nga vendi 56 në vitin 2023, në vendin 75 në vitin 2024, për të përfunduar sot në vendin e 99-të! Dhe raporti nuk lë asnjë dyshim: për këtë katandisje është përgjegjëse qeveria e Vetëvendosjes. Ata që erdhën në emër të ndryshimit, po e katandisin Kosovën në vend të frikës dhe heshtjes. Këtë rënie e kemi ndjerë të gjithë. E kanë ndjerë gazetarët që janë sulmuar. E kanë përjetuar qytetarët që janë linçuar. E kanë përballuar aktivistët dhe profesionistët që janë shpifur publikisht vetëm pse guxojnë të mendojnë ndryshe. Rënia e nivelit të lirisë së mediave, nuk është rrëshqitje por rrënim i qëllimshëm. Vetëvendosje ka ndërtuar një regjim linçimi dhe frikësimi. Sulme të koordinuara, të orkestruara, me një makineri propagande që targeton çdo zë kritik, veçanërisht në rrjetet sociale”, tha ajo.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Deliu-Kodra tha se Kosova është viktimë e një pushteti të keq, duke shënuar rënie në çdo indikator ekonomik, social dhe të sigurisë.

“Dhe nëse dikur kemi qenë dakord për një gjë me Albin Kurtin – ka qenë kjo: që Aleksandar Vuçiq është autokrat. Por sot, kur Kosova renditet më keq se Serbia në lirinë e shprehjes – duhet të pyesim me zë të lartë: Nëse liria e fjalës në Kosovë është më e kufizuar se në Serbi, atëherë çfarë i bie të jetë Albin Kurti? Kjo është pyetje që e sfidon ndërgjegjen e çdo qytetari. Kjo është pasqyra ku secili nga ne duhet ta shohë realitetin. Në fund të fundit, një pushtet që frikësohet nga fjala, është një pushtet që e di se nuk ka të drejtë. Dhe çdo pushtet që nuk ka të drejtë, nuk ka të ardhme. Ne jemi këtu për ta thënë këtë të vërtetë. Dhe do ta themi çdo ditë. Derisa e vërteta të bëhet pushtet. E fjala e lirë të bëhet sërish themeli i Republikës”, tha deputetja e PDK-së.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në prag të 3 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Deliu-Kodra, në emër të PDK-së ka shprehur falënderime dhe mirënjohje të thellë për të gjithë gazetarët dhe redaksitë e mediave për punën e palodhshme, për integritetin dhe kurajën profesionale.

ADVERTISEMENT

 

Ju faleminderit që e bëni këtë vend më të drejtë, më demokratik dhe më të fortë. Koha e llogaridhënies po vjen. Kosova mund dhe duhet të bëhet më mirë”, përfundoi ajo. /EO

Poste të ngjashme

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë që të nis mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për numërimin e...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24

  Valbona Ibishi-Azemi emërohet Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Valbona Ibishi – Azemin drejtoreshë në Drejtorinë për...

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së...

Lajmi i fundit

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34
Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv