https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

PDK e AAK akuza Kurtit: Po e shkel Kushtetutën me vetëdije, po e vështirëson jetën në Kosovë

Grupi Parlamentar i PDK-së bojkoton fjalimin vjetor të presidentes Osmani: Ka dështuar

Sot dështoi edhe tentativa e 38 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e nisur më vonë se që ishte paralajmëruar, përfundoi shumë shpejt dhe pa rezultat.

Pas dështimit të seancat, PDK e AAK adresuan akuzanë drejtim të Kurtit se po e shkel Kushtetutën me vetëdije, dhe se po vështirëson jetën e qytetarëve të vendit, shkruan Reporteri.net.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për shkelje të qëllimshme dhe të vetëdijshme të Kushtetutës.

Sipas tij, qytetarët dhe gazetarët janë dëshmitarë të këtij abuzimi institucional.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai tha se Kurti me veprimet e tij po injoron vendimet e Gjykatës dhe se për të dhe Vetëvendosjen, “as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere.”

“Gazetarë, ju, dhe qytetarët që na kanë përcjellur janë bërë dëshmitarë të abuzimit dhe shkeljes kushtetuese me qëllim dhe vetëdije nga ana e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionet që i udhëheq ai. Nuk është situata e njëjtë si para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai aktgjykim e ka bërë të qartë që nuk mund të ndryshohet rendi i ditës, aq më pak në mënyrë arbitrare, dhe insistimi i njëjtë sot, sikurse në seancat e kaluar,a i bie që për Albin Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere”, tha Krasniqi para gazetarëve.

Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se sot është tentuar që të reflektohet mbi kthimin e procesit të votimit në mënyrë të hapur, por akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij se po e vështirësojnë situatën në vend.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai theksoi se ndonëse po ftohen në takime, procesi po mbahet i bllokuar nga qeveria.

ADVERTISEMENT

“Me u angazhu me u kthy procesi i votimit i hapur, sot provuam me reflektu këtë. Vërtetë është situatë e vështirë, shihet se Kurti dhe kolegët e tij e kanë nda menen me vështirësu jetën e Kosovës. Pra ua ka dhënë mundësinë Gjykata me u kthy në votim të hapur, ata nuk e respektojnë këtë. Është një situatë e rëndë. Po na ftojnë por po e mbajnë të bllokuar procesin, ne propozuam që të kthehemi në kushtetutshmëri. Duhet me pa në të ardhmen si me vepru”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga seanca e parë. /Reporteri.net/.

Poste të ngjashme

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

30/01/2026, 9:51

Dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike dje në një shkollë të mesme në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur rreth...

Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Këto vende në Podujevë do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në sistemin energjetik

30/01/2026, 8:55

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 30.01.2026, do të kryhen punime...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

30/01/2026, 8:38

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth...

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

30/01/2026, 8:05

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ...

Parashikimi i motit për sot: Kryesisht i vranët me riga shiu dhe temperatura deri në 9°C

Parashikimi i motit për sot: Kryesisht i vranët me riga shiu dhe temperatura deri në 9°C

30/01/2026, 7:54

Sot, moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona priten riga të dobëta shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik...

Lajmi i fundit

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

30/01/2026, 9:51
Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Këto vende në Podujevë do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në sistemin energjetik

30/01/2026, 8:55
Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

30/01/2026, 8:38
Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

30/01/2026, 8:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv