https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

PDK: Gjetjet për Specialen, alarm për padrejtësitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja konfirmon se ish-krerëve të UÇK-së do t’u mundësohet votimi për zgjedhjet e 9 shkurtit
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me gjetjet e raportit të organizatës “Bar Human Rights Committee of England & Wales”, i cili trajton proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ky raport i kësaj organizate me reputacion të lartë ndërkombëtar në fushën e të drejtave të njeriut, ngre shqetësime serioze për respektimin e standardeve të një gjykimi të drejtë, duke vënë në pah rreziqe të mospërputhjes me parimet themelore të Këshillit të Evropës dhe instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Sipas këtij raporti, çështje të rëndësishme si shkeljet e të drejtave të njeriut, paraburgimi i gjatë dhe praktikisht i pakontestueshëm, kufizimet në lirimin e përkohshëm, si dhe dyshimet për barazi të palëve në proces, paraqesin sfida serioze për integritetin e procesit gjyqësor. Po ashtu, në këtë raport theksohen shqetësime lidhur me transparencën e provave dhe burimin e tyre, çka mund të ndikojë drejtpërdrejt në besueshmërinë e vendimeve. Këto gjetje nuk mund dhe nuk duhet të injorohen më nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“PDK rithekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare. Rrjedhimisht, çdo proces ndaj pjesëtarëve të UÇK-së duhet të jetë i pakontestueshëm në standard, i pastër në procedurë dhe i drejtë në çdo aspekt”, thuhet në reagimin e PDK-së transmeton Klankosova.tv.

PDK kërkon që rekomandimet e raportit të merren seriozisht dhe urgjentisht, përfshirë krijimin e një mekanizmi të pavarur të monitorimit, që garanton respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare dhe ruajtjen e legjitimitetit të procesit gjyqësor.

“PDK u bën thirrje shteteve financuese të Dhomave të Specializuara, ekspertëve të drejtësisë, organizatave të shoqërisë civile dhe të gjithë njohësve të të drejtave të njeriut, brenda dhe jashtë vendit, që të mos heshtin. Heshtja përballë këtyre gjetjeve nënkupton normalizim të standardeve të ulëta dhe rrezikon të krijojë precedent të rrezikshëm për drejtësinë ndërkombëtare”, thuhet tutje në reagim transmeton Klankosova.tv.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

PDK tha se do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe të angazhohet në mbrojtje të drejtësisë, të së vërtetës dhe të dinjitetit të luftës çlirimtare të popullit tonë.

Ky subjekt beson në pafajësinë e çlirimtarëve dhe pret një vendim final, të drejtë dhe pa vonesa të mëtejshme, që do të mundësojë lirimin e tyre dhe kthimin në Kosovë.

Poste të ngjashme

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

30/04/2026, 15:21

Pas takimit konsultativ me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, njoftoi se 7 qershori është vendosur zyrtarisht...

OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

30/04/2026, 14:57

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar duke rikujtuar përpjekjet e tyre të vazhdueshme ndër vite për të...

Therja me thikë në Mitrovicë, kjo është gjendja e të plagosurit

Therja me thikë në Mitrovicë, kjo është gjendja e të plagosurit

30/04/2026, 14:46

Është liruar në shtëpi burri që u plagos të mërkurën në Mitrovicë. Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu,...

LDK propozon 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve

LDK propozon 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve

30/04/2026, 14:40

Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK, është deklaruar pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun rreth datës së zgjedhjeve....

Zgjedhjet e parakohshme, Gjini: Dakordësi për 7 qershor

Zgjedhjet e parakohshme, Gjini: Dakordësi për 7 qershor

30/04/2026, 14:37

Pas takimit konsultativ me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe përfaqësuesit e partive duket se kanë...

Lajmi i fundit

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

30/04/2026, 15:21
OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

30/04/2026, 14:57
Therja me thikë në Mitrovicë, kjo është gjendja e të plagosurit

Therja me thikë në Mitrovicë, kjo është gjendja e të plagosurit

30/04/2026, 14:46
LDK propozon 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve

LDK propozon 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve

30/04/2026, 14:40
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv