https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

PDK, LDK, AAK dhe NISMA bojktojnë seancën e orës 11:00 – çka thanë?

PDK, LDK, AAK dhe NISMA bojktojnë seancën e orës 11:00 – çka thanë?

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, e NISMA do t’a bojkotojnë seancën e parë të thirrur për sot në orën 11:00, ku Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që të themelohen komisionet e përhershme për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare, ndarjet buxhetore e financimin e RTK-së.

Menjëherë pas njoftimit për seancë, ishte LDK e cila njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancën e mëngjesit vetëm në atë të orës 14:00 ku pritet të votohet formimi i Qeverisë.

LDK ka theksuar se agjenda e seancës së orës 11:00 përfshin çështje serioze si marrëveshje ndërkombëtare, kredi, borxhe dhe projektligje buxhetore, dhe se ata nuk do të marrin pjesë “në improvizime që shpërfillin rregulloren dhe e reduktojnë agjendën shtetërore në dekor fushate”.

E këtë seancë do ta bojkotojë edhe Partia Demokratike e Kosovës. Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha për Sinjalin se nuk do të marrin pjesë në seancën e parë.

“Para fillimit të seancës do të mbajmë konferencë për shtyp.”, tha ajo.

Të njëjtin veprim do ta bëjë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili i tha Sinjalit se në seancën e orës 14:00 vota e tyre do të jetë kundër Qeverisë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Në seancën e parë nuk marrim pjesë, në seancën e dytë vota jonë është kundër”, tha Xhemaili.

Edhe Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se nuk do të marr pjesë në seancën e orës 11:00.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“NISMA Socialdemokrate nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme të orës 11:00, e thirrur me urgjencë dhe pa konsultim paraprak me subjektet politike, ndonëse aty figurojnë çështje të rëndësishme për vendin. Tema të tilla kërkojnë përgjegjësi institucionale, përgatitje dhe debat serioz, jo nxitim e improvizime”, thuhet në njoftimin e Nisma-s.

Tutje kjo parti ka theksuar se thirrja e kësaj seance, pa agjendë të dakorduar, pa konsultim dhe pa respektim të rregullave parlamentare, nuk e pasqyron seriozitetin që kërkojnë marrëveshjet ndërkombëtare, angazhimet financiare dhe çështjet buxhetore.

” Këto tema nuk mund të trajtohen si dekor për fushatë dhe as si instrument i propagandës ditore. Për këto arsye, NISMA Socialdemokrate nuk do të marrë pjesë në këtë seancë të improvizuar.Ne do të mbetemi të përkushtuar ndaj zgjidhjeve që i shërbejnë qytetarëve, që rikthejnë normalitetin institucional dhe që respektojnë rendin kushtetues. Në këtë moment vendi ka nevojë për qartësi, përgjegjësi dhe veprim të matur, jo për lëvizje të nxituara me prapaskenë elektorale”, thuhet mes tjerash në reagim.

Poste të ngjashme

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

16/03/2026, 19:29

Është hapur konkursi për anesteziologë të rinj në institucionet publike shëndetësore. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben...

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

16/03/2026, 19:12

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes që lamë pas në Piacenza, ku një 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

16/03/2026, 18:12

I dyshuari për vrasjen që ndodhi gjatë ditës së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici. Nexhdet Zymberajt, pronari i...

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë

16/03/2026, 16:58

Rinia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një aksion para Qeverisë së Kosovës, ku te shkallët e hyrjes së këtij objekti...

Të shtëna me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, një person humb jetën

Të shtëna me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, një person humb jetën

16/03/2026, 8:16

Sot në orët e hershme të mëngjesit dy persona të moshës madhore janë qëlluar me armë zjarri ku si pasojë...

Lajmi i fundit

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

16/03/2026, 19:29
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

16/03/2026, 19:12
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

16/03/2026, 18:12
“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë

16/03/2026, 16:58
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv