https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Peci dhe Zv. Presidenti i Parlamentit Evropian flasin për zhvillimin bujqësor

Peci dhe Zv. Presidenti i Parlamentit Evropian flasin për zhvillimin bujqësor

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci e ka mirëpritur të premten në një takim zyrtar Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin ka biseduar mbi aspekte të ndryshme të zhvillimit bujqësor, duke përfshirë praktikat e qëndrueshme të bujqësisë, qasjen në tregun evropian, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin rural.

Sipas njoftimit të ministrisë, Peci ka theksuar rëndësinë e sektorit të bujqësisë në ekonominë e Kosovës, me ç’rast “ka vënë në dukje përkushtimin e qeverisë për modernizimin dhe përmirësimin e praktikave bujqësore”.

“Shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e marrë nga Bashkimi Evropian dhe njëherit ju siguroj për synimin e qeverisë për të thelluar më tej këtë bashkëpunim. Në cilësinë e Ministrit të Bujqësisë shpreh vullnetin tonë për angazhim me qëllim të avancimit të sektorit përmes praktikave më të mira evropiane”, ka deklaruar ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nga ana e tij, thuhet se Zv. Presidenti Wieland ka lavdëruar progresin e arritur nga Kosova në sektorin e bujqësisë dhe ka vënë në pah potencialin e saj për zhvillim të mëtejshëm. Ai njëherit ka theksuar gatishmërinë e Parlamentit Evropian për të bashkëpunuar me Kosovën në fusha të ndryshme, si: ngritja e kapaciteteve, transferimi i njohurive dhe lehtësimi i qasjes në tregjet e BE-së.

“Tutje, takimi i Ministrit të BPZhR-së, Faton Peci me Zv. Presidentin Wieland shënon një hap pozitiv drejt forcimit të lidhjeve sektoriale midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ai reflekton angazhimin e përbashkët të të dy entiteteve për zhvillim të qëndrueshëm, inovacion dhe rritje ekonomike në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural”, thuhet në komunikatën oër media të ministrisë./Telegrafi/

Post Views: 198

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes personi që u lëndua rëndë nga aksidenti i sotëm

16/09/2025, 22:27

Ka vdekur në QKUK personi që u lëndua rëndë në aksidentin mes dy veturave, që ndodhi mëngjesin e sotëm në...

Hyseni: Ka ndërtesa në Podujevë që kulmi i tyre është i mbuluar me azbest

Hyseni: Ka ndërtesa në Podujevë që kulmi i tyre është i mbuluar me azbest

16/09/2025, 21:28

Kandidati nga LDK për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTV21 tregoi projektin e...

Tha se ka pasur babain dhe vëllain shpiun, Murati i reagon Gucatit

Tha se ka pasur babain dhe vëllain shpiun, Murati i reagon Gucatit

16/09/2025, 21:19

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Hysni Gucatit, duke i quajtur ato “shpifje monstruoze”,...

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Rohde, e falënderoi për angazhimin

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Rohde, e falënderoi për angazhimin

16/09/2025, 18:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, të cilin e falënderoi për...

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

16/09/2025, 14:37

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka kërkuar paraburgim ndaj B.R, i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij I.R, që ndodhi...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes personi që u lëndua rëndë nga aksidenti i sotëm

16/09/2025, 22:27
Hyseni: Ka ndërtesa në Podujevë që kulmi i tyre është i mbuluar me azbest

Hyseni: Ka ndërtesa në Podujevë që kulmi i tyre është i mbuluar me azbest

16/09/2025, 21:28
Tha se ka pasur babain dhe vëllain shpiun, Murati i reagon Gucatit

Tha se ka pasur babain dhe vëllain shpiun, Murati i reagon Gucatit

16/09/2025, 21:19
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Rohde, e falënderoi për angazhimin

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Rohde, e falënderoi për angazhimin

16/09/2025, 18:21
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv