Sot është pensionuar zyrtari i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Xheladin Çitaku. Ai për shumë vjet ka punuar në Arkivin Komunal në Podujevë.
Kryetari Shpejtim Bulliqi e falënderoi zyrtarin Çitaku për kontributin e dhënë ndër vite për qytetarët dhe institucionin e Komunës së Podujevës.
Në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin e tij, Kryetari i ndau një mirënjohje z. Çitakut dhe i dha një dhuratë simbolike.
Në ceremoninë e pensionimit të tij përveç Kryetarit Bulliqi ka marrë pjesë edhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Humolli-Jashanica dhe zyrtarë tjerë komunalë.
28.03.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim