Është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vahide Veseli.
Në këtë ceremoni të organizuar në ambientet e Komunës morën pjesë Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lirie Hoti dhe zyrtarë tjerë komunalë.
Kryetari Bulliqi e falënderoi znj.Veseli për kontributin dhe angazhimin profesional ndër vite në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të bujqësisë në Komunë.
Në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin ndaj institucionit, Kryetari i ndau një mirënjohje znj.Veseli dhe i uroi shëndet.
06.05.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim