https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Përfaqësuesit e 100 mijë studentëve paralajmërojnë BE-në: Nuk do të lejojmë kriminalizimin e luftës së UÇK-së

Përfaqësuesit e 100 mijë studentëve paralajmërojnë BE-në: Nuk do të lejojmë kriminalizimin e luftës së UÇK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesit e parlamenteve studentore të universiteteve publike në Kosovë, të cilët përfaqësojnë mbi 100 mijë studentë, të mbështetur edhe nga përfaqësues të studentëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kanë shprehur sot pakënaqësitë e tyre lidhur me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale edhe para Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ata të mërkurën, në mënyrë të organizuar, kanë dorëzuar në Zyrën e BE-së edhe një deklaratë të përbashkët, në të cilën kanë kërkuar që vendimi në Hagë për ish-udhëheqësit e UÇK-së të merret pa ndikime politike, pa standarde të dyfishta dhe vetëm mbi bazën e fakteve, provave, ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Si gjeneratë e re e Kosovës, që edhe 27 vjet pas çlirimit ende përballet me procese dhe hetime ndërkombëtare për luftën e UÇK-së, përfaqësuesit e parlamenteve studentore kanë thënë se mënyra se si është zhvilluar ky proces në Hagë, i mbështetur dhe financuar nga vendet e Bashkimit Evropian, ka krijuar te qytetarët tanë bindjen se ai i ka shërbyer më shumë narrativës dhe nevojave politike të Serbisë sesa kërkimit të drejtësisë”, është thënë nder të tjerash në deklaratë.

Përfaqësuesit e parlamenteve studentore kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që lufta për lirinë e Kosovës të reduktohet në një narrativë kriminalizuese dhe që historia jonë të rishkruhet.

Si gjeneratë që e ka trashëguar këtë liri, ata kanë thënë se do ta mbrojnë me çdo kusht të vërtetën për luftën çlirimtare.

Deklarata e përbashkët e parlamenteve studentore për BE-në, e cila është lexuar para Zyrës së BE-së nga Endi Binaku, deputet në Parlamentin Studentor në UP:

Ne, përfaqësuesit e studentëve të universiteteve publike, të indinjuar nga procesi gjashtëvjeçar në Hagë dhe nga padrejtësitë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, sot e ngremë zërin e studentëve edhe para jush, si Zyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Si parlamente studentore që përfaqësojnë rreth 100 mijë studentë, kërkojmë që vendimi në Hagë të merret pa ndikime politike, pa standarde të dyfishta dhe vetëm mbi bazën e fakteve, provave, ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.

Ne jemi gjenerata e re e Kosovës, e një vendi që edhe 27 vjet pas çlirimit ende përballet me procese dhe hetime ndërkombëtare ndaj personaliteteve që lidhen drejtpërdrejt me luftën, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e vendit tonë. Në të njëjtën kohë, Serbisë ia keni hapur rrugën drejt integrimit evropian, pavarësisht të kaluarës së saj kriminale dhe përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, për të cilat ende nuk ka kërkuar as falje.

Si gjeneratë e lindur gjatë dhe pas luftës, e kemi parë nga afër se procesi gjyqësor në Hagë ka lënë pasoja të thella dhe e ka polarizuar shoqërinë tonë, duke ushqyer mosbesim dhe duke krijuar një ndjenjë të fortë padrejtësie te qytetarët e Kosovës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ajo që është paraqitur si drejtësi, për ne ka ngritur shqetësime të mëdha dhe të vazhdueshme për transparencën, paanshmërinë, trajtimin e barabartë dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Pas gati gjashtë vitesh, këto shqetësime janë ngritur edhe nga organizata prestigjioze ndërkombëtare që monitorojnë proceset gjyqësore dhe nuk mund të anashkalohen apo të heshtën nga ju.

Mënyra se si është zhvilluar ky proces, i mbështetur dhe financuar nga vendet e Bashkimit Evropian, ka krijuar te qytetarët tanë bindjen se ai i ka shërbyer më shumë narrativës dhe nevojave politike të Serbisë sesa kërkimit të drejtësisë.

Për ne, si përfaqësues të studentëve të shtatë universiteteve publike të Kosovës, shteti i së drejtës është vlerë themelore për të ardhmen demokratike të vendit tonë. Por shteti i së drejtës ka kuptim vetëm atëherë kur drejtësia është e njëjtë për të gjithë dhe kur standardet nuk ndryshojnë sipas rrethanave politike.

Ne nuk do të heshtim dhe nuk do të lejojmë që lufta për lirinë e Kosovës të reduktohet në një narrativë kriminalizuese dhe historia jonë të rishkruhet.

Ne jemi gjenerata që e ka trashëguar këtë liri dhe do ta mbrojmë me çdo kusht të vërtetën tonë.

ADVERTISEMENT

Drejtësia juaj nuk duhet të ketë një standard për Kosovën dhe një tjetër për Serbinë.

Si gjeneratë e re e Kosovës, kërkojmë që zëri ynë të dëgjohet dhe shqetësimet tona të merren seriozisht.

Kërkojmë drejtësi dhe standarde që vlejnë njësoj për të gjithë dhe një Evropë që e trajton Kosovën me të njëjtin standard që kërkon nga ne.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kosova po pret. Ne po presim.

Më 16 shtator, presim që ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit tonë të lirohen dhe të kthehen në Kosovë, pranë familjeve dhe në vendin e tyre.

Poste të ngjashme

51 aksidente fatale nga janari deri në korrik, 58 viktima

Udhëtimi familjar kthehet në tragjedi në Suharekë: Renaulti bie 38 metra poshtë, shoferi vdes – gruaja dhe dy fëmijët lëndohen

14/09/2026, 7:49

Një udhëtim familjar është kthyer në tragjedi të dielën pasdite në Suharekë, ku një veturë me katër anëtarë të një...

Sot përfundon masa e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës

Formimi i institucioneve të reja, PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

14/09/2026, 7:43

Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimit të Qeverisë Kurti...

Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Qeveria del me komunikatë pas përfundimit të marshit

12/09/2026, 14:58

Qeveria e Republikës së Kosovës ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë. Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për...

Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit

Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

12/09/2026, 8:57

Një grua është gjetur e vdekur në Fushë Kosovë dje pasdite. Policia tha se u njoftua për një grua të...

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

10/09/2026, 18:40

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot ka pritur në takim disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia. Gjatë këtij takimi...

Lajmi i fundit

51 aksidente fatale nga janari deri në korrik, 58 viktima

Udhëtimi familjar kthehet në tragjedi në Suharekë: Renaulti bie 38 metra poshtë, shoferi vdes – gruaja dhe dy fëmijët lëndohen

14/09/2026, 7:49
Sot përfundon masa e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës

Formimi i institucioneve të reja, PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

14/09/2026, 7:43
Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Qeveria del me komunikatë pas përfundimit të marshit

12/09/2026, 14:58
Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit

Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

12/09/2026, 8:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv