https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Përfundon mandati i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj: E përmbushëm qëllimin!

Përfundon mandati i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj: E përmbushëm qëllimin!

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një konferencë për mediat në përmbyllje të mandatit të veprimtarisë së komisionit.

Xhafaj u shpreh se ky Komision i Posaçëm e ka përmbushur qëllimin, ndonëse pati një mandat të kufizuar në vetëm 14 muaj dhe me periudhë elektorale në mes.

Xhafaj: Komisioni me dokumentet e hartuara dhe të miratuara adresoi një sërë poblematikash dhe vendosi piketa të qarta aq të domosdoshme për përballjen me 3 sfida kyç të zhvillimit, Mirëqëverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e ligjit, thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës. Ashtu si dhe nga ana tjetër përmes këtyre dokumentave qartësoi përgjegjësitë për një rol më aktiv të Kuvendit në procesin e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE dhe reformimin e vetë Kuvendit, nisur kjo edhe nga konteksti i zhvillimeve të integrimit europian të Shqipërisë dhe reflektimet ligjore dhe institucionale me sfidat në kuadër të këtij procesi.

Gjithë ky proces i ndërtuar është mbështetur dhe ka garantuar 4 parime themelore që janë: Gjithëpërfshirja, Transparenca, Profesionalizmi dhe Standardet më të mira ndërkombëtare. Synimi kryesor i komisionit ka qenë dhe besoj se ja kemi arritur përmes metodologjisë së zbatuar që i gjithë ky proces në vetvete dhe veçanërisht dokumentet që janë hartuar së bashku me propozimet përkatëse të garantojnë standarde europiane si dhe reflektimin në praktikat më të mira të vendeve të BE-së si dhe të jenë në përputhje të plotë me rekomandimet e BE dhe kriteret për pozicionet negociuese.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Dokumenti Analitik për të tre fushat: Mirëqeverisja, Antikorrupsioni dhe Sundimi i Ligjit, është një dokument me 709 faqe dhe trajton të gjitha aspektet në 18 kapituj. Struktura e analizës është e organizuar në mënyrë të tillë që për çdo çështje të ofrohet një pasqyrë e situatës aktuale, duke shqyrtuar masat ligjore dhe institucionale të zbatuara. Për përgatitjen e kësaj analize, Ekspertët e Nivelit të Lartë kanë skanuar dhe analizuar mbi 15.000 faqe dokumente, analiza e raporte të ndryshme.

ADVERTISEMENT

Plani Kombëtar i Veprimit është një dokument që përcakton masa konkrete, horizontale dhe sektoriale, të cilat synojnë përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të Kuvendit, në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë BE. Plani kombëtar i veprimit përmban 56 fusha tematike të cilat adresojnë çështjet kryesore me 238 masa konkrete, nga të cilat 78 janë nisma ligjore dhe 160 masa institucionale. Këto janë dy dokumente të rëndësishëm parlamentar, produkt i punës së komisionit.

Poste të ngjashme

Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

29/01/2026, 9:43

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Podujevë, i cili ditën e djeshme terrorizoi qytetin...

Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

28/01/2026, 17:09

Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor më 22 janar...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një person vetëvritet në dalje të autostradës nga Prishtina

28/01/2026, 17:00

Një person dyshohet se është vetëvrarë në Prishtinë, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Gazeta Sinjali merr vesh se rasti ka ndodh...

Arrestohen dy persona për grabitje në Novosellë të Pejës, prokurori i liron pas intervistimit

Aksion në Malishevë për dyshime mbi falsifikim të rezultateve zgjedhore

28/01/2026, 9:34

Një aksion ka nisur mëngjesin e sotëm edhe në Malishevë, në kuadër të hetimeve për dyshime serioze rreth manipulimit të...

Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë

Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë

28/01/2026, 8:32

Një rast tejet i rëndë që trondit opinionin publik është raportuar në Gjilan, ku një nxënëse e mitur ka denoncuar...

Lajmi i fundit

Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

29/01/2026, 9:43
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

28/01/2026, 17:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një person vetëvritet në dalje të autostradës nga Prishtina

28/01/2026, 17:00
Arrestohen dy persona për grabitje në Novosellë të Pejës, prokurori i liron pas intervistimit

Aksion në Malishevë për dyshime mbi falsifikim të rezultateve zgjedhore

28/01/2026, 9:34
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv