Operacioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Loshkobar ka përfunduar me sukses, pasi është gjetur personi i moshuar që ishte raportuar si i humbur.
I moshuari, i cili vuante nga demenca, është lokalizuar nga ekipet e shpëtimit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Lajmin e ka konfirmuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
“Operacioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Loshkobar, Ferizaj ka përfunduar me sukses. Personi i moshuar, i cili ishte raportuar si i humbur dhe vuante nga demenca, është gjetur dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.
Sipas familjarëve, ai ishte larguar nga shtëpia gjatë pasdites së djeshme dhe nuk ishte kthyer më, çka kishte shkaktuar shqetësim të madh.
Autoritetet dhe banorët e zonës kanë bashkëpunuar ngushtësisht gjatë kërkimeve, ndërsa ndihma e komunitetit dhe reagimi i shpejtë i ekipeve të emergjencës ishin vendimtare në gjetjen e tij në kohë.