https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Përfundon seanca e sotme, nesër vazhdohet me deklaratën hyrëse të mbrojtjes dhe deklaratën pa betim të Pjetër Shalës

Përfundon seanca e sotme, nesër vazhdohet me deklaratën hyrëse të mbrojtjes dhe deklaratën pa betim të Pjetër Shalës

Ka përfunduar seanca e së martës në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për krime lufte.

Në këtë seancë, Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave, paraqitën deklaratat e tyre hyrëse, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, të mërkurën, pritet të vazhdohet me deklaratën hyrëse të mbrojtjes dhe deklaratën pa betim të Pjetër Shalës.

Mbrojtësja e viktimave thotë se viktimat janë dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme

(Përditësuar, ora 13:54)- Mbrojtësja e viktimave, Maria Radziejowska, në deklaratën e saj hyrëse, ka thënë se viktimat e krimeve për të cilat akuzohet Pjetër Shala, janë dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme, ku njëri prej tyre nuk i ka mbijetuar makthit që iu desh të kalonte.

“Edhe pse kanë ndodhur para më shumë se 20 viteve, dëmtimet dhe vuajtjet që janë shkaktuar vazhdojnë të ndikojnë në jetën e përditshme të personave që i kanë përjetuar ato”, tha ajo.

Radziejowska tha se disa prej viktimave dëshironin të kyçeshin në UÇK dhe asnjë prej viktimave nuk ka akuza zyrtare apo ndonjë dënim për krime të kryera dhe pavarësisht kësaj janë ndaluar dhe trajtuar në mënyrat më çnjerëzore dhe mizore të mundshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas saj, disa nga viktimat janë mbajtur për më shumë se një muaj në fabrikën në Kukës, ku janë rrahur në mënyrë të vazhdueshme.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Tutje, tha se viktimat nuk morën kujdes mjekësor dhe se janë abuzuar edhe në mënyrë psikologjike, ku shpesh kanë shikuar apo kanë dëgjuar se të tjerët keqtrajtoheshin, u kërcënuan me vdekje apo lëndime të rënda trupore.

Po ashtu, tha se disa u urdhëruan të rrihnin viktimat tjera dhe u rrahën keq kur nuk pranuan të bënin këtë.

Sipas saj, njëri prej viktimave përshkroi se ai kishte dhimbje në shtyllën kurrizore, eshtra, vuante nga stresi, humbte toruan shpejt, e tha gjithashtu se i kujtonte herë pas here keqtrajtimet që kishte vuajtur dhe nuk flinte mirë, ku frika i është ngulitur në kokë.

“I vjen keq portretizimi i personave që e keqtrajtuan dhe quajtën tradhtar…. Ai thotë jam në mes nuk jam në tokë e as në qiell”, tha ajo.

Mbrojtësja e viktimave po ashtu tha se edhe vetë anëtarët e familjarëve që janë keqtrajtuar në Kukës, edhe sot e kësaj dite, qajnë kur pyeten për ngjarjet që kanë ndodhur në atë kohë, ku flasin për traumë e stres që kanë ndjerë me arrestimin e familjarëve e kthimin e tyre.

“Flasin për humbje që nuk mund të fitohet”, tha ajo, po ashtu, tha se flasin për stigma që u janë bërë atyre.

ADVERTISEMENT

Tutje, theksoi se kur takohesh me viktimat e ndjen se edhe sot e kësaj dite janë të prekur familjarët për atë që u ka ndodhur personave të tyre të dashur dhe kjo ilustrohet me lot dhe insistimin e tyre për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe cilat janë arsyet për atë që ka ndodhur.

“Do të dëgjojmë dëshmitarë për ndikimin e krimeve, çfarë ndikimi kanë pasur këto krime në jetën e tyre, pa këto dëshmi është e pamundur të nxjerret një panoramë e plotë se çka ka ndodhur në fabrikën e Kukës dhe sa të rënda ishin krimet që kanë ndodhur atje”, tha ajo.

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

4 shqiptar të vdekur e një i lënduar si pasojë e rënies së skelëve në Vjenë

17/03/2026, 20:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi(Baustell) në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës, konkretisht në kryqëzimet e...

Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

IPK arreston një zyrtar policor e rekomandon suspendimin për katër zyrtarë tjerë

17/03/2026, 20:48

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës  kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore ndaj pesë zyrtarëve policorë të angazhuar në Njësinë për...

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

17/03/2026, 8:43

Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen që ndodhi dje në Gjakovë, është vetëdorëzuar në polici. Sipas njoftimit, ai në stacionin...

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

16/03/2026, 19:29

Është hapur konkursi për anesteziologë të rinj në institucionet publike shëndetësore. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben...

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

16/03/2026, 19:12

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes që lamë pas në Piacenza, ku një 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku,...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

4 shqiptar të vdekur e një i lënduar si pasojë e rënies së skelëve në Vjenë

17/03/2026, 20:54
Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

IPK arreston një zyrtar policor e rekomandon suspendimin për katër zyrtarë tjerë

17/03/2026, 20:48
Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

17/03/2026, 8:43
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

16/03/2026, 19:29
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv