Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, ka organizuar punëtorinë për profesionistët e rinj, të quajtur “Përgatitja për karrierë”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë punëtori, para të rinjve u shtjelluan tema të rëndësishme për përgatitjen e tyre për karrierë.
Njëra nga temat e prezantuara ishte se si këta të rijnë mund t’i zhvillojnë aftësitë e tyre të buta dhe komunikuese.
Gjithashtu prezantimi potencoi edhe disa çështje tjera si menaxhimi i kohës dhe stresit, përdorimi i mediave sociale në karrierë si dhe përftimet e prezencës online në ketë aspekt.