https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Përleshje mes të miturve në Lupq: thikë, shufër metalike dhe grushte, një i ndaluar

Përleshje mes të miturve në Lupq: thikë, shufër metalike dhe grushte, një i ndaluar

Një incident i rëndë mes të miturve është regjistruar dje në fshatin Lupq të Prishtinës, ku përplasja ka eskaluar në përdorim të thikës dhe shufrës metalike, duke lënë të lënduar të paktën një nga të përfshirët.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë të ditur se në rast janë përfshirë tre të mitur, A.N, A.B dhe L.K.

Sipas informatave fillestare, A.N dhe A.B kishin qenë duke pritur autobusin, ndërsa në momentin që nga autobusi ka zbritur i mituri L.K, situata ka degjeneruar menjëherë në konflikt fizik.

Dyshohet se L.K e ka sulmuar fillimisht A.N me mjet të mprehtë (thikë), duke i shkaktuar lëndime në këmbë, në zonën e kukës.

Në vazhdim të incidentit, A.N dyshohet se e ka goditur L.K në kokë me shufër metalike, ndërsa A.B dyshohet se e ka goditur me grushte në këmbë të njëjtin.

Të miturit janë intervistuar në prani të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatëve mbrojtës, ndërsa të përfshirët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar për të mitur, rasti është iniciuar si: ndaj A.B: “Lëndim i rëndë trupor”, ndaj A.N: “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndaj L.K: “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Me urdhër të prokurorit, i mituri A.N është ndaluar për 24 orë, ndërsa dy të miturit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive po vazhdojnë./Shkruan Gazeta Sinjali

Poste të ngjashme

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet si vdekje e dyshuar

03/03/2026, 9:57

Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa...

Çështja e Presidentit, Kurti dje u takua me Osmanin

Çështja e Presidentit, Kurti dje u takua me Osmanin

03/03/2026, 9:51

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit që pati dje me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar edhe një...

I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

02/03/2026, 22:54

Një djalë i ri nga Lipjani ka pësuar aksident të rëndë me motor, si pasojë e të cilit ka marrë...

Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

02/03/2026, 22:02

  Mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, mediat raportojnë se Irani po shqyrton mundësinë e një sulmi iranian...

Vde’s ish-kryeprokurori i Shtetit, Hilmi Zhitia

Vde’s ish-kryeprokurori i Shtetit, Hilmi Zhitia

02/03/2026, 21:15

Ka ndërruar jetë ish-Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Hilmi Zhitia. Lajmin për media e ka bërë të ditur familja përmes...

Lajmi i fundit

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet si vdekje e dyshuar

03/03/2026, 9:57
Çështja e Presidentit, Kurti dje u takua me Osmanin

Çështja e Presidentit, Kurti dje u takua me Osmanin

03/03/2026, 9:51
I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

02/03/2026, 22:54
Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

02/03/2026, 22:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv