https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Përparim Rama alarmon se Kurti po synon t’ia marrë 38 milionë euro për t’i çuar në bankë

Përparim Rama alarmon se Kurti po synon t’ia marrë 38 milionë euro për t’i çuar në bankë
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është thellë i shqetësuar për tendencën e Qeverisë së Kosovës, për të ridestinuar mjetet financiare në vlerë rreth 38 milionë euro nga buxheti i kryeqytetit, duke thënë se mjetet vetanake të Prishtinës i takojnë vetëm Prishtinës.

Rama ka thënë se e kundërshtojnë fuqishëm fjalinë e paragrafit 6 të Nenit 9 të Projekt-buxhetit për vitin 2023, ku thuhet se “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”.

Sipas Ramës, miratimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 në këtë formë do të paraqesë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Unë si Kryetar i Kryeqytetit, i zgjedhur për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e qytetarëve të Prishtinës, jam i obliguar të siguroj që të hyrat e tyre të kthehen në investime zhvillimore për Prishtinën. Në këtë rast, janë rreth 38 milion Euro të hyra vetanake të mbledhura nga qytetarët e Prishtinës, të cilat nuk mund të tjetërsohen për t’ia shpërndarë institucioneve dhe komunave tjera. Dua të rikujtoj edhe një element të rëndësishëm, Prishtina çdo ditë frekuentohet nga dhjetëra mijëra qytetarë të komunave të tjera të Kosovës duke ngarkuar infrastrukturën e saj në mënyrë të vazhdueshme. Nëse Projektligji për Buxhetin e vitit 2023 miratohet në formën aktuale do të dëmtojë rëndë zhvillimin e projekteve të Kryeqytetit të cilat i gëzojnë edhe qytetarët e komunave tjera”, ka shkruar Rama.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të mbrojnë interest e Kryeqytetit dhe që të angazhdohen dhe të votojnë fjalinë e paragragiy 6 të Nenit 9 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023.

“Unë i bëj thirrje deputetëve të respektuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbrojnë interesat e Kryeqytetit ku jetojnë dhe veprojnë edhe një numër i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova. Unë ju bëj thirrje që të angazhoheni dhe votoni për të fshirë fjalinë e paragrafit 6 të nenit 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 i cili përcakton se: “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”, ka shkruar Rama./Gazeta Blic

Poste të ngjashme

Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

07/02/2026, 20:20

  Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan Keith Self në Shtetet e...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një punëtor humb jetën në vendin e punës, dyshohet se i ka rënë një reklamë në kokë

07/02/2026, 16:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lipjan, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës. Sipas...

Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

07/02/2026, 9:54

Mediat në Serbi kanë raportuar për një incident të armatosur që pretendojnë të ketë ndodhur në drejtim të oficerëve të...

Zhduken tre persona në Kosovë

Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij

07/02/2026, 9:50

Një baba ka raportuar zhdukjen e vajzës së tij në Drenas. Siç thuhet në raportin 24-orësh, ai ka raportuar se...

Aksident me fatalitet në Loxhë të Pejës, humb jetën një grua

Aksident me fatalitet në Loxhë të Pejës, humb jetën një grua

07/02/2026, 9:38

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Loxhë të Pejës, ka ndodhur një aksident trafiku që ka lënë dy persona të lënduar....

Lajmi i fundit

Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

07/02/2026, 20:20
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një punëtor humb jetën në vendin e punës, dyshohet se i ka rënë një reklamë në kokë

07/02/2026, 16:43
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

07/02/2026, 9:54
Zhduken tre persona në Kosovë

Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij

07/02/2026, 9:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv